Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur, këtë herë në Korçë, ndërsa shoferi është vënë në pranga. Oficerët e Qarkullimin Rrugor kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Fatos Kapushi, 40 vjeç banues në fshatin Podgorie, Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi mbrëmjen e djeshme rreth 500 metra mbi vendin e quajtur “Lapidari i Podgories”, ky person duke drejtuar automjetin tip “Opel”, me targë AA 254 DL, ka aksidentuar duke i shkaktuar vdekjen, shtetasin R. M., 74 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec këmbësor në rrugë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Pogradecit, për veprën penale: “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.















