Dy persona në Tiranë janë arrestuar pasi trafikuan një të mitur për ta shfrytëzuar për prostitucion. Policia e kryeqytetit bën me dije se në pranga kanë rënë Enea Sinani 28 vjeç dhe Elton Drapi 29 vjeç të dy nga Tirana.
Hetimi ndaj tyre kishte nisur që prej vitit 2014 nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe u arrestuan pasi ndaj tyre u vendos masa e sigurisë arrest me burg në mungesë. Në kërkim është shpallur edhe një person i tretë, 25-vjeçari me iniciale S.K.
Të tre dyshohet se kanë trafikuar dhe shfrytëzuar me qëllime përfitimi për prostitucion një vajzë 15-vjeçare me iniciale M.L në juridiksionin e Tiranës dhe Elbasanit.















