Ata janë kapur në flagrancë teksa përgatisnin një silenciator për ta montuar në një pistoletë tip “Zastava”, që e mbanin pa leje, dhe që është gjetur në banesën e shtetasit Edmond Marku, tashmë e sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet e mëtejshme proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në bashkëpunim, si dhe “Armëmbajtje pa leje”.






















