• Latest
  • Trending
  • All

Tiranë: Meta dhe Basha shkëmbejnë akuza për “gënjeshtra” dhe “mashtrime”

22/11/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Tiranë: Meta dhe Basha shkëmbejnë akuza për “gënjeshtra” dhe “mashtrime”

22/11/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Në Tiranë, Presidenti i Republikës dhe Partia Demokratike e opozitës ngritën më tej tensionin e replikave midis tyre të hënën në mbrëmje, duke shkëmbyer akuza për “gënjeshtra” dhe “mashtrime” lidhur zgjedhjet vendore të qershorit 2019 dhe zhvillimet e fundit.

Presidenti Meta deklaroi në një konferencë shtypi se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po e shton “dozën e gënjeshtrave çdo ditë” në valën e “problemeve dhe halleve të tij personale politike”, “duke fajësuar për to institucionin e Presidentit të Republikës”.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Zoti Meta kujtoi se ai kishte dekretuar 30 qershorin 2019 si datën e zgjedhjeve vendore, zoti Basha i ishte lutur që të shtynte zgjedhjet, sepse, sipas tij, tubimi i thirrur nga opozita 3 javë para zgjedhjeve “do të degradonte në dhunë dhe se ai nuk e kontrollonte dot popullin opozitar dhe se ai do të ishte përgjegjësi kryesor për rezultatet e dhunës”.

“Presidenti mori informacione, që do të përdorej dhunë e paralajmëruar ndaj institucioneve të vendit,… dhe vetëm pak minuta para fillimit të protestës, shfuqizoi dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve, duke anuluar datën e zgjedhjeve” – tha zoti Meta.

Por Partia Demokratike i hodhi poshtë komentet e tij si të pavërteta përmes një deklarate të shkurtër shtypi. “Me diversion dhe mashtrime Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike, por opozitarët e dinë se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë” – thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike. 

Kryetari i Partisë Demokratike e ka vendosur zotin Meta krahas kryeministrit Rama dhe ish presidentit Berisha si “pjesë të Trekëndëshit të Bermudës, i cili duhet shkatërruar sa më parë në të mirë të demokracisë dhe institucioneve të vendit”.

Polemikat mes Presidentit dhe kryetarit të opozitës nisën pas një interviste të zotit Basha për Zërin e Amerikës, ku tha, mes të tjerash, se zoti Meta, “dy javët e fundit të fushatës ka qenë aseti më i madh i Edi Ramës, shkatërruesi i fushatës së LSI-së, në veçanti në disa zona elektorale nga Vlora në Elbasan dhe në veçanti në javët e fundit me qëndrimet e tij, ka çuar ujë tek mulliri i Edi Ramës“.

Por zëdhënësi i zotit Meta theksoi se këto komente ishin një provokim nga ana e zotit Basha me qëllim që “të shfajësojë vetveten nga të gjitha greminat drejt të cilave e çoi opozitën nga 17 maj 2017 deri më 25 prill 2021”, duke i kujtuar zotit Basha përgjegjësitë e këtij të fundit me bojkotin e reformës administrative, të asaj në drejtësi, djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore.

Nga ana tjetër kryetari i Partisë Demokratike është përfshirë në një seri polemikash me ish presidentin Berisha sapo e përjashtoi atë nga grupi parlamentar i opozitës pas shpalljes non grata nga SHBA-të.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, përcaktoi në maj zotin Berisha, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, si individë që nuk janë të përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së ish-kryeministrit Berisha në korrupsion domethënës. 

Sekretari Blinken theksoi se zoti Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij.

Zoti Basha ka njoftuar organizimin e një Kuvendi të partisë më 18 dhjetor për të shqyrtuar zhvillimet në Partinë Demokratike, ndërsa zoti Berisha ka njoftuar një kuvend me përkrahësit e tij një javë më herët.

Kryetari Basha thotë se ish kryeministri Berisha po mundohet ta përdorë Partinë më të madhe të opozitës si mburojë personale pas shpalljes non grata nga SHBA-të dhe “Trekëndëshi i Bermudës Rama – Meta – Berisha” po përpiqen njëlloj për të përçarë Partinë Demokratike.

Shumica socialiste vendosi në qershor ta shkarkojë Presidentin Meta nga detyra për shkak të “shkeljeve të rënda të Kushtetutës”, vendim i cili pritet të shqyrtohet në një seancë publike në janar nga Gjykata Kushtetuese.

Previous Post

Burri ‘i vdekur’ në aksident rrugor, zgjohet pas një nate në frigoriferin e morgut

Next Post

Austria në izolim për shkak të COVID-it; Evropa përballë valës së re të infektimeve

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Austria në izolim për shkak të COVID-it; Evropa përballë valës së re të infektimeve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.