Nis normalisht procesi i votimitnë Bashkinë e Tiranës. Sipas Kodit zgjedhor kutitë e votimitjanë hapur në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë në pritje të votuesve deri në orën 19:00.
Pjesë e garës për Bashkinë e Tiranës janë gjashtë kandidatë. Të drejtën e votës në bashkinë më të madhe në vend, Tiranë e kanë 608.829 votues, në 866 qendra të ndryshme votimi.
Në fletën e votimit të hartuar nga komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i pari është kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi, dukevijuar me Sazan Gurin, i treti është Halim Kosova, duke vijuar më pas me Dhimitër Muslinë e partisë së Mark Frrokut, Arben Tafaj dhe i gjashti është renditur kanditdati i mazhorancës Erjon Veliaj.
















