Një person dyshohet se është marrë peng mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në zonën e Liqenit Artificial, ku tre persona të armatosur kanë marrë peng shtetasin Leonard Gavelli, 43 vjeç, nga Berati. Pasi kanë marrë me forcë 43 vjeçarin, personat e armatosur janë larguar nga vendngjarja me një automjet. Gavelli dyshohet se është person me precedentë penalë, pasi disa vite më parë është akuzuar për trafik droge.
Policia ka ngritur postblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorëve të ngjarjes.
















