Manifestimi i dedikuar kinemasë Tirana Film Festival, sot pasdite më në fund do të çelë edicionin e 12-të, ngjarja më e rëndësishme kushtuar kinematografisë shqiptare e më gjerë, një mundësi e shkëlqyer sidomos për të rinjtë.
Një miks personazhesh të famshëm, por edhe të dashuruarit me filmin, muzikantë, artistë, do të mblidhen së bashku për një javë duke shijuar magjinë e kinemasë.
Në një konferencë për media organizatorët e Festivalit, zbuluan disa nga të rejat e këtij edicioni.
Ngjarja e parë e madhe e festivalit do të jetë projeksioni i filmit“Tomka dhe shokët e tij”, pas restaurimit në Amerikë realizuar nga Projekti i Kinemasë shqiptare. Protagonistët (fëmijët e dikurshëm), do të jenë prezent gjatë shfaqjes së filmit.
Projekti i Kinemasë Shqiptare është një iniciativë për të sensibilizuar publikun dhe për ti asistuar Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Ambasadës Amerikane në Tiranë, Qendra Kombëtare për Kinematografinë Shqiptare, Shoqata e Arkivistëve filmografike dhe personave të përfshirë në komunitetin e filmave ndërkombëtarë, Projekti i Kinemasë Shqiptare është i përkushtuar ndaj ruajtjes, restaurimin dhe promovimin tëkinematografisë Shqiptare.
Tirana Film festival ka kryesisht prurje indipendente. I vetmi kriter për organizatorët është vlera artistike e filmave. Por TIFF do të jetë edhe tryezë debati.
Eksperti i një prej organizatave më të rëndësishme në Europë për trajtimin, zhvillimin dhe organizimin e rrjeteve të producentëve “EAVE” zoti Katriel Shory do të jetë lideri i workshopit, i njohur për prodhimin e një numri të madh dokumentarësh, serialesh televizive dramatike dhe bashkëprodhimesh, të cilat kanë marrë çmime prestigjioze izraelite dhe ndërkombëtare.
Katriel Shory, gjatë 3 ditëve të workshop-it (2, 3 4 nëntor) do t’u bëjë një analizë të detajuar 12 skenarëve të përzgjedhur dhe do të konsultojë autorët e rinj për fazat në vazhdim të projektit. Një mundësi për të mos u humbur .
Këtë vit bileta e hyrjes do të jetë 100 lek për programet e paradites (11-17:00) dhe special programdhe 200 lek për programet e mbrëmjes (19:00 – 23:00) dhe special screenings


















