• Latest
  • Trending
  • All

Tillerson në Itali për takimin e ministrave të G 7

10/04/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tillerson në Itali për takimin e ministrave të G 7

10/04/2017
in Aktualitet, Lajme

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson do të takohet me homologët e tij përpara se të shkojë në Moskë për bisedime.

Vizitën e tij në Itali, sekretari amerikan i shtetit Tillerson e nisi në monumentin që përkujton viktimat e trupave naziste në një ngjarje të vitit 1944.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Duke komentuar për gazetarët, Tillerson tha se Shtetet e Bashkuara do të ngarkojnë me përgjegjësi “të gjithë ata” që kryejnë krime kundër njerëzve të pafajshëm kudo në botë.

“Ky vend do të shërbejë si burim frymëzimi për ne”, tha sekretari amerikan i shtetit.

Nga Grupi i Shtatëshes priten rezultate më konkrete në fund të muajit maj, në takimin e udhëheqësve të këtyre vendeve po në Itali.

Por takimi i ministrave të jashtëm sot dhe nesër do të hedhë bazat për këto bisedime, me prioritet bashkërendimin e përpjekjeve për dëbimin e Shtetit Islamik nga Siria dhe Iraku.

Tillerson tha të dielën se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara ndaj planit ndërkombëtar të përcaktuar në Gjenevë në vitin 2012, për t’i dhënë fund konfliktit në Siri. Takimi i Gjenevës mbahej vetëm një vit pas fillimit të luftës Siri dhe, që nga ajo kohë, konflikti ka marrë përmasën e një katastrofe masive humanitare.

Komunikata e Gjenevës bënte thirrje për një kushtetutë dhe zgjedhje të reja në Siri, por nuk specifikonte fatin e presidentit Bashar al-Asad. Ditët e fundit zyrtarët amerikanë kanë dhënë deklarata të ndryshme lidhur me politikën e mëparshme të Shteteve të Bashkuara se Assadi duhej të largohej nga pushteti. Zoti Tillerson tha se fokusi tani për tani është Shteti Islamik dhe se e ardhmja e Assadit është në dorë të vetë sirianëve.

“Mendoj se ajo që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë duan të bëjnë është t’i mundësojnë popullin sirian ta marrë vetë këtë vendim” tha zoti Tillerson për CBS News. “Ne e kemi parë se çfarë ka sjellë ndryshimi i regjimit të dhunshëm në Libi dhe kaosit që ka krijuar.”

Libia është një tjetër temë për G7-ën. Ky vend ka vuajtur shumë nga paqëndrueshmëria politike që prej përmbysjes në 2011 dhe vrasjes së udhëheqësit të saj Moamar Gadafi.

Shumica e anëtarëve të G7 –ës morën pjesë në një operacion ajror të udhëhequr nga NATO-ja dhe të mbështetur nga një rezolutë e Kombeve të Bashkuara për të mbrojtur civilët prej sulmeve të qeverisë libiane. Rusia e kundërshtoi këtë mision, duke deklaruar se zgjidhja duhet të ishte më e gjerë sesa parashikohej në rezolutë.

Aneksimi i Krimesë prej Rusisë në vitin 2014 e çoi G7-ën në vendimin për të pezulluar përfshirjen e Rusisë në grupin e Tetëshes.

Konflikti në Ukrainën lindore pritet të jetë ndër temat që zoti Tillerson do të trajtojë me zyrtarët rusë në Moskë.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se zoti Tillerson ka të ngjarë t’i kërkojë Rusisë të respektojë angazhimet e saj në bazë të marrëveshjeve të arritura në Minsk për të ndalur luftimet në lindje të Ukrainës si dhe të punojë për një zgjidhje paqësore të konfliktit.

“Ai do të përsërisë se sanksionet do të mbetet në fuqi derisa Rusia të ndalë veprimet që i shkaktuan ato dhe se sanksionet e lidhura me Krimenë do të qëndrojnë derisa atje të ketë një ndryshim,” tha zyrtari i lartë amerikan.

Provat me raketa bërthamore dhe balistike të Koresë së Veriut do të jenë një tjetër temë e diskutimit. Kjo është një pikë takimi mes Shteteve të bashkuara dhe Rusisë, që së bashku me disa vende kanë dënuar prova të kësaj natyre në të shkuarën.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se në përgjithësi zoti Tillerson do të theksojë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë me Rusinë në fushat me interes për popullin amerikan, por do të “mbajnë Rusinë përgjegjëse kur ajo shkel normat ndërkombëtare”.

Çështja më e mprehtë në marrëdhëniet mes dy vendeve mund të jenë pretendimet e ngritura nga komuniteti amerikan i zbulimit se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar me qëllim rritjen e shanseve të zotit Trump për të fituar.

Zoti Tillerson pritet ta ngrejë këtë temë, dhe sipas zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit, ai e sheh atë si një shembull të çështjeve ku Rusia po “krijon tensione të panevojshme që dëmtojnë besimin.”

Përgjithësisht, bisedimet mbi marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë do të shërbejnë si një hap për eksplorimin e mundësive për një takim të drejtpërdrejtë mes presidentit Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

McCain: Zhvillimet në Ballkan, me rëndësi të madhe për SHBA-të

Next Post

Zyrtari i Këshillit të Evropës i shqetësuar për drejtësinë në Kosovë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Zyrtari i Këshillit të Evropës i shqetësuar për drejtësinë në Kosovë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.