Një person me origjinë shqiptare është arrestuar pasi ka thyer arrestin shtëpiak, raportojnë sot mediat italiane.
B.D., u vu nën arrest shtëpiak për trafikimin ndërkombëtar të kokainës. Megjithatë, ai kishte një leje për të shkuar në punë në një kompani shpërndarjesh në Novara.
Gjatë një kontrolli nga efektivët, shqiptari ishte duke punuar, por në një park ujor në Milano, sipas portalit lokal novaratoday.
Tashmë, ai ndodhet në burgun e Novaras. /Syri.net/















