Familjes Gashi nga Sllovia e Lipjanit i është dashur ta ndalë punën në gjysmë, tek po lëvronte tokën. Aty do të shihnin se plugu kishte thyer një qyp të vjetër.
E brenda tij do të gjenin fiks 676 monedha të kohës bizantine. Thesarin bashkë me rrëfimin do ta mbanin sekret qysh prej vitit 1997. Por për mbajtjen e kësaj pasurie për 17 vjet kanë një arsye. Tek tash ia kanë dorëzuar shtetit. Ato i janë bashkuar koleksionit të Institutit Arkeologjik të Kosovës.
Gjysma e monedhave të fundshekullit XII dhe fillimshekullit XIII kanë ngjyrë të kaftë, që kanë marrë nga vjetëria. Gjysmën tjetër familja Gashi është munduar t’i pastrojë dhe kanë marrë ngjyrë të kuqe.
Arkeologu i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Elvis Shala, ka thënë se bëhet fjalë për monedha të shekullit XII-XIII. Në disa është gravuar portreti i perandorëve bizantinë Manuel I Comnenus (1143-1180) dhe Isaac II Angelus (1185-1195).
I pari i IAK-ut ka thënë se në shenjë falënderimi, institucioni që ai udhëheq do të themelojë një komision që do të ndajë një shpërblim financiar për familjen Gashi nga Sllovia e Lipjanit
Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha
Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

















