Arben Manaj
Skandali me abuzimin e futbollistëve të vegjël në Angli po konsiderohet si kriza më e madhe në historinë e këtij sporti në vendin ku lindi ky sport, sipas shefit të Federatës Angleze të Fubollit (FA), Greg Clarke. Në një shenjë se kjo krizë po thellohet, më shumë se 20 ish-futbollistë anglezë kanë ngritur akuza për abuzime seksuale dhe një numër hetimesh janë duke u ndërmarrë nga policia.
Të paktën 8 forca policore në Britani janë duke hetuar për këto pretendime, ndërkohë po hetohet nëse ka pasur fshehje të këtij skandali nga organizmat sportive ndër vite. Mësohet se një fond për mbrojtjen nga abuzimet të ish-fubollistëve është anuluar nga federat e futbollit në vitin 2003.
Në një gjest të paprecedentë guximi, duke hequr dorë nga e drejta e tij për anonimitet, ishte ish-futbollisti anglez Andy Ëoodëard, tashmë në moshën 43-vjeçare, ai që deklaroi në një program të BBC se ai ishte përdhunuar për 4 vjet rresht nga ish-trajneri i tij pedofil, Barry Bennell.
62-vjeçari është burgosur me 9 vite burg në vitin 1998, pasi pranoi abuzimin me djem dhe të rinj, disa 9-vjeçarë, gjatë dy dekadave që ka qenë trajner. Ndërkohë, një vit më parë atij iu dhanë edhe dy vjet të tjera burg për abuzimin me një djalë 12-vjeçar, ndërkohë ai është paditur të martën me 8 akuza të tjera për abuzimin me një 14-vjeçar kësaj here.
Ndërkohë, edhe ekipi i Çelsit i ka kërkuar një firme ligjore të kryejë një hetim ndaj një ish-punonjësi të klubit që tashmë ka ndërruar jetë për një pretendim për abuzim seksual të ndodhur në vitet ‘70.






















