• Latest
  • Trending
  • All

“The Sunday Times”: Nga heronj të Kosovës, në të akuzuar për krime lufte

17/04/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“The Sunday Times”: Nga heronj të Kosovës, në të akuzuar për krime lufte

17/04/2023
in Aktualitet

Nëse Sir Tony Blair ose Bill Clinton do të ndjehen ndonjëherë nostalgjikë për ditët e tyre në detyrë, një tapet i kuq dhe një turmë mbështetësish që valëvisin flamuj i presin gjithmonë në kombin e vogël ballkanik të Kosovës.

Ish-udhëheqësit britanikë dhe amerikanë nderohen si heronj në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Një statujë e madhe prej bronzi e Klintonit ndodhet në Bulevardin “Bill Clinton”. Një brez i tërë burrash quhen Tonibler ose Toni sipas ish-kryeministrit të Britanisë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Ne kurrë nuk do ta harrojmë rolin e veçantë që kishte Mbretëria e Bashkuar në ndërhyrjen e NATO-s për të ndaluar gjenocidin serb” – thotë Albin Kurti, kryeministër duke shtuar se ai shpresonte që Blair mund të vinte në një festë të “ditës së çlirimit” këtë verë.

Megjithatë problemet po dalin në shtetin e ri që u shkëput nga Serbia, me ndihmën e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në vitin 1999 në fund të një lufte brutale. Tani e kaluara e dhunshme është rikthyer ta ndjekë atë. Polemika është ndezur për shkak të një gjykatë për krimet e luftës të ngritur për të gjykuar jo mizoritë serbe, por ato të ushtrisë guerile shqiptare, komandantët e së cilës drejtuan vendin.

Në gjyq, në Hagë janë 4 ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të akuzuar për spastrim të radhëve dhe rivalëve të tyre politikë në një valë dhune vrastare pas luftës. Njëri është Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës. Shumë këtu e konsiderojnë atë si babanë themelues të vendit dhe çështjen kundër tij si një shpifje ndaj legjitimitetit të luftës për pavarësi dhe heronjve të saj.

“Këta burra ndihmuan të fitojmë lirinë dhe pavarësinë tonë. Janë serbët ata që duhet të gjykohen për masakrat këtu, jo ata,” – thotë Besian Marina, 38 vjeç, pronar i dyqanit të veshjeve Hillary, i quajtur kështu për shkak të gruas së Clinton, ish-zonjës së parë. Wesley Clark, gjenerali amerikan në pension që drejtoi operacionet e NATO-s në Kosovë është një tjetër hero i huaj që mbahet mend. Një autoshkollë mban emrin e tij.

Por, me gjithë mirënjohjen e tyre për NATO-n, kosovarët, siç njihen kryesisht qytetarët shqiptarë etnikë të vendit, janë të mërzitur me aleatët e tyre ndërkombëtarë për nxitjen e tyre mbi gjykatën e krimeve të luftës. Qeveria e tyre ra dakord me të vetëm nën presionin e BE-së dhe amerikanëve. Shumë qytetarë kanë dalë në rrugë në protesta.

Kurti, kryeministër që nga viti 2021, më tha në një intervistë se ai kurrë nuk e kishte mbështetur gjykatën, e cila funksionon sipas ligjit të Kosovës, por me seli në Hagë. Ai është i shqetësuar se kjo mund ta ndihmojë Serbinë të “rishkruajë historinë”, duke e zhvendosur fokusin te krimet kosovare.

“Unë mbështes përgjegjësinë për luftën. Megjithatë, më duket e padrejtë që në qendër të vëmendjes po vihet Kosova, ndërkohë që Serbia jo vetëm që ka refuzuar të marrë përgjegjësinë për krimet e saj, por edhe i mohon ato” – thotë Kurti.

Gjykata gjithashtu do të inkurajonte “lojën” rajonale të Rusisë për të minuar Kosovën, e cila është qeverisur si një protektorat i OKB-së dhe që nga viti 2008, si një shtet i pavarur. Ashtu siç ka filluar të bëjë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të shfrenuar, si dhe zgjerimin e ekonomisë së saj.
Kurti beson se Kremlini pa në Kosovë dhe në Ballkan një “front të dytë” të mundshëm kundër NATO-s pas pushtimit të Ukrainës. “Kosova është një histori suksesi e NATO-s. Rusët duan që ajo të dështojë” – thotë ai.

Në dhjetor, kujton Kurti, një grup i madh anëtarësh të Narodne Patrole, një organizatë nacionaliste serbe me lidhje me grupin paramilitar rus Wagner, u grumbulluan në anën serbe të kufirit me Kosovën, duke kërcënuar se do të përballeshin me trupat e NATO-s. “100 milje nga vendi ku po bëjmë këtë intervistë në zyrën e kryeministrit është një bazë ruse” – shtoi Kurti, duke iu referuar të ashtuquajturës “qendër humanitare” të Moskës në qytetin serb të Nishit. “Është plot me spiunë dhe agjentë që angazhohen në luftë hibride” – shton ai.

Aidan Hehir, një ekspert në marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Westminsterit të Londrës, tha se sundimtarët ndërkombëtarë të vendit kishin shpresuar se po të gjykonin kosovarët në Hagë do ta “qetësonin” Serbinë, një aspiruese për anëtare të BE-së, duke e ndihmuar për ta mbajtur atë jashtë përqafimit të Rusisë.

“Por në vend të kësaj, kjo do të trimërojë nacionalistët serbë dhe do të zemërojë kosovarët shqiptarë,” shtoi ai. “Njerëzit ndihen sikur po tradhtohen nga aleatët e tyre. Kjo mund të jetë pika e fundit për shumë njerëz.” 

Por jo të gjithë këtu janë të pakënaqur me Dhomat e Specializuara të Kosovës, siç njihet gjykata. Pasi ka parë me tronditje teksa organet ndërkombëtare si OKB-ja dhe Bashkimi Evropian dështuan më parë për të dhënë drejtësi për krimet e UÇK-së, Fetah Rudi, një nga viktimat e tyre shqiptare etnike, për herë të parë në vite, ndihet optimist.

“Gjithçka që dua është drejtësia” – më tha ish-mësuesi i gjeografisë dhe aktivisti politik në shtëpinë e tij në fshatin e vogël Rud, rreth një orë me makinë nga kryeqyteti. Ai po kthehej aty një pasdite të vitit 2000 kur një person i armatosur e qëlloi nga një makinë që kalonte. Që atëherë ai ka jetuar në një karrige me rrota.

“Isha shumë i frikësuar. Çfarë mund te besh?” – tha ai duke kujtuar 14 plumbat që e goditën në shpatull dhe në stomak. Ai ka kohë që ka braktisur çdo shpresë për të ecur përsëri. Por ai nuk pushoi kurrë së imagjinuari se një ditë mund të shihte dikë që do të mbante llogari. Mund të ketë ardhur ai moment. “Kjo gjykatë është e vetmja shpresë që kam për drejtësi”, – thotë Rudi.

Thaçi dha dorëheqjen si president në vitin 2020 për t’u mbrojtur kundër akuzave. Më kujtohet se e kam takuar vite më parë, në vitin 2010, në një vizitë të mëparshme në Prishtinë kur ishte kryeministër. Me një kostum të errët dhe kravatë rozë, ai ishte më shumë si një drejtues ekzekutiv i një korporate sesa ish-udhëheqës i ashpër i gueriljeve, i cili ndihmoi për të kryer kryengritjen kundër Serbisë nën emrin e luftës “Gjarpri”.

Pastrimi i rivalëve që ai dyshohet se po kryente nuk e ndaloi atë të shfaqej si partneri i preferuar i Perëndimit në Kosovë. Në vitin 2010, Joe Biden, në atë kohë nënkryetar i Amerikës, e quajti atë “George Washington i Kosovës”. Por një raport i Komisionit Evropian po atë vit parashtroi një pikëpamje kontradiktore, duke e përshkruar Thaçin si “më të rrezikshmit nga bosët kriminalë të UÇK-së”.

Ai ishte autorizuar pasi pretendimet se UÇK-ja ishte përfshirë në trafikimin e organeve njerëzore u botuan në një libër nga një ish-prokurore për krime lufte, Carla del Ponte. Kjo lëvizje kërkon një llogari edhe nëse pretendimet e UÇK-së se kishte vrarë të burgosurit serbë për veshkat e tyre që nuk u vërtetuan kurrë. Këto pretendimet nuk kanë asnjë rol në çështjet në gjykatë.

Në hapjen e gjyqit të tij më 3 prill, Thaçi deklaroi: “Unë jam plotësisht i pafajshëm”. Por prokurori Alex Whiting tha se ai do të vërtetonte se UÇK-ja ishte përgjegjëse për qindra vrasje dhe ndalime të paligjshme në Kosovë dhe Shqipërinë veriore në 1998 dhe 1999. “Shumica e viktimave të të dhunuarve ishin bashkëkombës shqiptarë të Kosovës… Askush nuk është mbi ligjin, edhe në kohë lufte” – tha ai.

Forcat serbe ishin përgjegjëse për shumicën dërrmuese të dhunës në Kosovë dhe ndërsa disa u gjykuan në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, shumica e atyre që ishin përgjegjës për spastrimin etnik, përdhunimet dhe krimet e tjera të luftës në Kosovë nuk janë dënuar kurrë. Saranda Bogujevci kujton se u rreshtua me anëtarët e tjerë të familjes dhe u qëllua kundër një muri kopshti nën një pemë lajthie në qytetin e saj si një nxënëse 13-vjeçare.

Ajo u la për të vdekur. U rrëzua mes një grumbulli kufomash grash dhe fëmijësh, përfshirë nënën dhe vëllain e saj, pasi u godit me 16 plumba në shpinë, këmbën e djathtë dhe krahun e saj. Ky akt brutal i spastrimit etnik u krye nga një njësi speciale e policisë serbe e njohur si “Akrepat”.

“Sa më shumë të rritesh, aq më e vështirë është të përballosh” – tha ajo, duke përshkruar se si u evakuua për trajtim mjekësor në Mançester, ku përfundoi duke u vendosur përkohësisht. Në vitin 2016 ajo u kthye në Kosovë për t’u bërë deputete në partinë e Kurtit. Ajo gjithashtu beson se gjykata speciale mund të jetë kundërproduktive.

“Është e rëndësishme sigurisht që të ketë drejtësi për të gjitha viktimat,” më tha ajo. “Por askush nuk po flet për krimet e kryera nga Serbia. Më zhgënjen që nuk po i bëhet më shumë presion Serbisë për të pranuar atë që kanë bërë. Edhe sot Serbia vazhdon të përpiqet të na destabilizojë.”

© Marrë nga The Sunday Times, shkruar nga Matthew Campbell, përshtati në shqip LAPSI.al

Previous Post

Ditari i Fan Nolit në 1917-18, “zbuluar” nga Faik Konica

Next Post

Dodik kërcënon sërish me ndarjen e Republikës Sërpska

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Dodik kërcënon sërish me ndarjen e Republikës Sërpska

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.