Ilir Seci
Lidhur me tre romane te autorit Marçel Hila, “Zoti Zbret Ne Ferr”, “Perla” dhe “Internimi i Kufomës”
Ndryshimet politike në Shqiperi mbas vitit 1990 edhe pse te diskutueshme per seriozitetin e tyre nxoren ne siperfaqen te realitetit shqiptar nje sere pikepyetjesh qe ende sot e kesaj dite nuk kane marre pergjigje…A eshte demokratizuar me te vertete Shqiperia?! Vertete Byroja politike e leshoi pushtetin ashtu befas?! Vertete u vendos drejtesia ne vendin me diktaturen me staliniste te krejt Evropes Lindore?! … Pyetje qe asnjehere nuk kane dhe ende nuk marrin nje pergjigjie te prere…Forcat e reja qe dolen mbas ndryshimeve te vitit ’90, me formulen dredharake : -“Te gjithe bashkevuajtes dhe te gjithe bashkefajtore! ”-, ja vune kapakun e harreses njerit prej kapitujve me te perbindshem te historise sone kombetare! … Asnje qendrim nuk u mbajt ndaj krimeve te diktatures, asnje distancim publik nuk u be nga ajo periudhe e erret historike! Asnje pergjegjes nuk u gjet per 47 vjet diktature te proletariati!? A mund te fshihen aq lehte gjysem shekulli vrasje, burgosje, internime, gjithe ato shkaterrime jetesh te njerezve te pafajshem?! A mund te fshihet ashtu nje kapitull aq i pergjakshem historik?! A mund te harrohet aq lehte nje periudhe e perbindshme kohore qe la vrage aq te thella ne shpirtin dhe ndergjegjen e nje kombi!? … Sigurisht qe jo! Ne nje shoqeri normale jo! Per fat te keq mbas ndryshimeve te vitit ’90, opinioni publik shqiptar i zene ngusht me hallet e perditshme te mbijeteses në te ashtequajturen demokraci, nuk arriti asnjehere te bente diferencen mes koherave sepse ne pushtet si perfaqesues te demokracise mbeten ish-komunistet, xhaketëkthyerit qe shkembyen teserat partiake brenda nates… Ish-anetaret e partise, nder me aktivet qe kishte mbajtur gjalle diktaturen komuniste as e kishin kerkuar apo enderruar ndonjehere demokracine, aq me teper drejtimin e vendit! Keshtu qe kur u ra në dore pushteti si dhurate, bene ate qe behet me nje pushtet te falur;zhyten vendin në nje korrupsion kanibalesk! … Kalimi nga diktatura në demokraci nuk u be në format qe njohen vendet tjera te Lindjes ish-komuniste… Per pasoje në Shqiperi asnjehere nuk u krye nje de-komunistifikim i shoqerise siç u krye per shembull de-nazifikimi në Gjermanine Perendimore fill mbas Luftes se Dyte Boterore… Shoqeria shqiptare nuk beri asnjehere nje analize mbi te keqen qe kaloi! Asnje katarsis! …Dhe jo vetem shoqeria por ate vete-reflektim nuk e beria as pjesa e ashtequajtur elitare e shoqerise, inteligjencia, intelektualet, krijuesit, artistet shkrimtaret! Keta duhet te kishin qene te paret ne vete-reflektim sepse ata ishin dhe pjesa me e kompromentuar ne bashkepunimin me regjimin diktatorial! Thjesht heshten duke u fshehur mbas mburojes demagogjike :- “Ashtu ishte koha! ”…Dhe vazhduan biznesin si perhere…

Asnje brerje ndergjegjie per bashkepunimin me makinen vrastare te quajtur “Diktature e proletariatit”, asnje veper letrare nga ata shkrimtare qe te analizoje ate periudhe te erret kohore! Detyra e reflektimit mbi ate kohe i mbetet kategorise shoqerore qe e vuajti dhe e perjetoi vete ate kohe, deshmitareve ose pasardhesve te shtreses se te vrareve, te burgosurve dhe te internuarve…Per fat te mire jane disa autore qe po e permbushin ate mission…Ne mesin e ketyre autoreve spikat Marçel Hila, autori i disa librave qe trajtojne temen e asaj kohe te erret…Marçel Hila, te cilin e kam mik, para disa kohesh më dergoi me poste në SHBA ku jetoj, librat e tij. . Marçel Hilen e njoh prej vitesh, nje intelektual i mirefillte, me plot kulture e erudicion, njeri me njohje te thella…Befasia ishte se asnjehere nuk me kishte thene që shkruante?! … Megjithate befasia me e madhe ishte kur lexova librat e tij! U befasova, me prozen e tij, kishte shkruar mbi ngjarje te verteta qe kane ndodhur ne kohen e komunizmit… Te parin lexova romanin “Zoti Zbret Ne Ferr”, nje veper e bazuar në kujtimet e te burgosurve politike te Burrelit. Te dytin lexova romanin “Perla” qe eshte historia jetesore e Valentin Previzit, djalit te Gjeneralit te Ushtrise Shqiptare te kohes se Mbretit Zog, Preng Previzit…Nje histori jetesore gati e pabesueshme e njeriut qe ka kaluar gjithe jeten në burgjet e diktarures dhe në kampet e internimit ne Lushnjë. Libri i trete “Internimi i Kufomes” eshte historia e jetes se publiçistit te njohur te viteve ’30, deputetit te parlamentit shqiptar Zoi Xoxe… Zoi Xoxes ja konfiskojne shtepine në zonen e Bllokut, diten qe do internohej per në Shtyllas te Fierit i vdes djali 16 vjeçar… Nuk e lene qe ta varrose te birin në Tirane por e detyrojne te shkoje në internim bashke me Kufomen e te birit! …
Kur lexon keto libra njeriu kupton plotesisht ate qe ka shkruar ne nje rast shkrimtari i madh norvegjez, Knut Hamsun: -“Shpeshhere realiteti krijon ne mënyren më të paimagjinueshme, ne ate shkallë që po ta shkruante ndonje shkrimtar ate ngjarje qe ka ndodhur me te vertete, te gjithe do thonin, se eshte nje fantazi e shfrenuar! “…
NËPËR RRATHËT E FERRIT KOMUNIST…
Marçel Hila librin “Zoti zbret në ferr”, e ka bazuar në ngjarjet e vërteta të ndodhura në kohën e diktatures komuniste. Ngjarjet ne burgun famekeq te Burrelit perbejne linjen kryesore te narracionit te romanit prej më shumë se 500 faqesh. Episodet që lexohen janë të gjitha të mbështetura në dëshmitë e atyre që vuajtën në ate burg ne kohën e regjimit diktatorial. Vetëm disa prej emrave të përdorur, autori i ka ndryshuar për arsye privatësie. Ngjarjet e romanit kanë brenda episode nga jeta e personazheve historike si: Ibrahim Biçakçiu, At Pjetër Mëshkalla, Myfit Bushati, Foto Bala, Xheladin Baçi, Pjetër Arbnori, Xhevat Xhyrazi, Ahmet Bushati, Viktor Kujxhija, Agim Musta, At Agostin Ashiku, Beqir Ajazi, Hodo Sokoli, etj. Shume nga personazhet jane edhe miq te autorit i cili ka shkruar ato çfare i kanë treguar deshmitaret, ato ç’kanë parë e dëgjuar…Autori ka mbajtur shenim me shume kujdes cdo detaj te deshmive te tyre duke e sjelle ne veper…Vepra eshte shkruar me nje stil te zhdervjellet, fraza edhe pse plot detaje ruan zhdervjelltesine, nuk e rendon komunikimin anipse autori synon te sjelle nje tablo sa me te detajuar te ngjarjeve në rrethin e nente te ferrit komunist, siç quhej burgu i Burrelit. Ne burgun e Burrelit sjellin nje dite nje malesor plak nga Shoshi i Dukagjinit… Te burgosurve u bie në sy malesori plak qe rrinte menjane ne heshtje vuante nje prej nje brenge te madhe… siç mesohet nga bashkevuajtesit, atij i kishte dale deshmitar në gjyq i biri! … Djali me dale deshmitar kunder Babes!? Kuptohet jo me vullnet, pas shume torturash në hetuesi, djali ishte thyer e nuk kishte mundur te duroje më dhe kishte deshmuar kunder te Atit! … I biri del deshmitar kunder te Atit! Deri ketu në kete pike e ulen dinjitetin e shqiptarit komunistet! Kete ngjarje te vertete, qe i ka ndodhur nje malesori fatkeq shoshjan shkrimtari e parabolizon mjeshterisht ne në roman duke hequr paralele me Shen Pjetrin dhe mohimin e famshem te tij para kryqezimit, ate mohimin proverbial se “Nuk e njeh Krishtin! “… Te burgosurit mundohen t’ia lehtesojne vuzjtjet malesorti, ne burg kishte shume prifterinj, me mire me thene te gjithe ishin ne burg! Nje nga prifterinjte e burgosur e qeteson malesorin duke ja treguar shembull ungjillor te mohimit te Krishtit nga Shen Pjetri… Natyra njerezore eshte e tille, e dobet, njeriu thyhet para provave te renda ndaj nuk duhet gjykuar aq ashper! Urtia ungjillore gjen aplikim në shume nga shembujt e rrefyer në kete liber…Njerez qe kanë perfunduar në rrethin e nente te ferrit kerkojne ndihme, kerkojne shprese, qe u vjen nepermjet klerikeve te burgosur bashke me ta. Njeriu edhe në momentet me te veshtira si tmerret e diktatures mund ta gjeje besimin…Ne kulmin e shtypjes dhe torturimit te shpirtit nuk duhet humbur shpresa, ”Zoti zbret ne ferr”-thote autori-njejte si poetizon De Rada ne momentin kur bie termeti, kur drejton gishtin nga qielli, ”Ne keto moment tmerri keqyrni lart, nese yjet nuk levizin atehere Bota nuk eshte duke u shkaterruar! ”…
A ka letersia shqiptare autore qe mbas renies se diktatures e kane mbajtur nje qendrim te drejte intelektual ndaj asaj diktature?! Nje qendrim qe denon ate periudhe te erret?! … Eshte nje numer i paket autoresh qe kane trajtuar ate temë, kryesisht jane autore qe vijne nga shtresa e te perndjekurve nga diktatura, ndersa per autoret e realizmit socialist as behet fjale! Menjehere mbas renies se diktatures, autoret e realizmit socialist, pikerisht ata me te kompromentuarit dolen me moton : “Veprave tona nuk ua heqim asnje presje! “… Asnje presje nuk donin tu hiqnin veprave te tyre shkruar me frymen e soc-realizmit, veprave ku glorifikohej figura e diktatorit Enver Hoxha!? Veprave ku nxitej Lufta e Klasave, vrasjet dhe burgosjet e armiqve te klases!? … Veprave te realizmit socialist qe ishin jo vetem nje justifikim moral i gjithe krimeve te kryera ne emer te revolucionit por shume nga ato vepra ishin edhe pararendese te fushatave politike qe here pas here ndermerrte diktatura, sic kane qene fushata per eleminimin e “Armiqve te Popullit dhe Pushtetit” , fushata qe perfunduan me vrasjet dhe denimet e kundershtareve politike te PKSH-se! …Vepra qe u paraprine fushatave per ndalimin e fese ku u denuan dhe u masakruan qindra klerike te pafajshem! …Fushatave te denigrimit te trashegimise kombetare dhe vlerave te krijuara ne shekuj te cilat u shkaterruan me themel! … Fushatave kunder shfaqjeve mikro-borgjeze si rezultat i te ciles mijera te rinj dhe te reja perfunduan ne burgje apo kampe pune vetem e vetem pse mbanin pak floket e gjata ose visheshin sipas “modes”! …Veprat e realizmit socialist benin gjithe kohes justifikimin moral te vrasjeve te burgosjeve dhe internimeve te njerezve te pafajshem neper kampet famekeqe te Tepelenes e Lushnjes ku femijeve te lindur atje u hiqej e drejta elementare e arsimimit! Pamfletet politike, veprat dhe shkrimet e korifenjeve te diktatures se proletariatit gjithmone u kane paraprire fushatave te sigurimit famekeq te shtetit sepse drejtuesit hierarke te Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve kane qene njerez te afert te PPSH-se dhe armes se saj me te dashur Sigurimit te Shtetit…
Shume nga ata shkrimtare dhe artiste shqiptare mbas ndryshimeve te viteve ’90 thane se: “…nuk i heqin asnje presje veprave te realizmit socialist”, pikerisht ata qe kishin qene anetare te Komitetit Qendror te PPSH-se, qe kishin qene deputete te Parlamentit komunist duke mbajtur nga dy-tre here mandate…Pra kane qene pjese e vete sistemit, nuk behet fjale thjesht per kompromentim, behet fjale per angazhim te vetedijshem politik dhe shoqeror nga i cili edhe perfituan mjaft prej sistemit! Imagjinoni per nje moment sikur te ndodhte diçka e tillë në Gjermanine e mbas nazizmit! Le ti perqasim me modelin gjerman…Le te marrim si shembull qendrimin qe mbajti shkrimtari gjerman Gunter Grass…Gunter Grass u kritikua pse kishte fshehur nje angazhim vullnetar ne moshen 15 vjecare kurse shkrimtaret dhe artistet tane jo vetem qe nuk kane fshehur ndonje gje por edhe mburren gjithe dites me te kaluaren e vet! Ndokush mund te thote se dy diktaturat kane qene te ndryshme;e verteta eshte se diktatura komuniste ndryshonte nga ajo naziste vetem ne nje pike, nese nazistet vrane dhe masakruan gjithe Evropen, komunistet e Enverit bene te njeten gje por brenda kufinjeve te Shqiperise! Ne njezete e tete mije kilometrat katrore te Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise jane kryer po aq krime dhe burgosje sa ç’kane kryer nazistet ndaj popujve te Evropes! Mirepo ndryshe nga Gjermania e mbas Luftes se Dyte Boterore, ne Shqiperine e ketyre 25 viteve te demokracise kompasi moral duket se eshte thyer dhe asgje nuk funksionon sipas kompasit moral te botes demokratike! Ne te gjithe boten demokratike ka nje kompas moral me te cilin behen matjete moralit ten je shoqerie…Shoqerite e pergjegjshme mbajne qendrim ndaj gabimeve historike dhe nxjerrin mesime. Mbas Luftes se Dyte Boterore Gjermania e Gunter Grass doli e shkaterruar totalisht nga humbja e luftes…Perpara se te benin rindertimin e vendit gjermanet bene rindertimin moral te shoqerise duke u ndare nga e kaluara e erret perms denimit te krimeve te kryera, edukimit te brezit te ri me vlerat demokratike, imunizimit te shoqerise nga virusi totalitar! vetem mbas restaurimit moral nisi restaurimi fizik i Gjermanise i cili ishte thjesht formalitet pastaj! …Pikerisht ne kete pike ne shqiptaret e kemi humbur fillin…Ne Shqiperi mbas diktatures komuniste nuk beme asnjehere nje rindertim moral te shoqerise se shkaterruar! Perkundrazi! …Rezultati, 25 vjet mbas Luftes se Dyte Boterore Gjermania e rrafshuar deri ne themel u be superfuqi boterore kurse Shqiperia edhe mbas 25 vitesh demokraci post-komuniste ende sillet kuturu sepse shoqeria nuk mund te orientohet me nje kompas moral te thyer…
DRAMA JETESORE E VALENTIN PERVIZAJT…
Në një nga esetë e tij poeti dhe disidenti i famshëm polak Çeslav Milosh shkruan:”Vetëm një përqindje e vogël e vuajtjes njerëzore arrin të mbartet në letërsi, ndërsa shumica e asaj vuajtje zhduket pa gjurmë! ”… Koha me forcën e vet konsumuese fshin shumë nga përshtypjet, shumë nga përvojat e tmerrit që për ata që i përjetuan ishin të rënda sa shekuj të tërë vuajtjesh të marre se bashku! … Edhe vendi ynë, për fat të keq ka një trashgimi të kësaj natyre, si shumë vende tjera të botës kemi kaluar nëpër terrin e totalitarizmit, periudhe që ka lënë shumë vragë në shpirtin dhe kujtesën e njerëzve, e për më tepër në gjithë vetëdijen tonë shoqërore. Janë gjithë ato jetë të humbura në dënime politike, gjyqe të montuara, janë vite jetësh të ndrydhura burgjeve, jetë të gjata si shekuj të kaluara në dhunë, femijëri që nuk njohën ligjësi tjera vec atyre të kampeve të internimit, realiteti rrethues i të cilëve kufizohej vetem nga telat me gjemba! Valentin Previzaj ishte nje i ri plot deshire per jeten;-studionte per ushtarak në Milano-aty ku enderronin te ishin studente edhe bij mbreterish… Në Akademine Ushtarake Italiane! Student i shkelqyer, në shkollen e duhur ku njeh dhe vajzen e enderrave, vajzen e nje pedagogu Italian te cilen e njeh në nje mbremje shtruar per nder te studenteve me te mire ku perfshihej ai vete! Valentini dashurohet me italianen bukuroshe por vëth në vesh ka fjalet e Babes : – “Mbaro shkollen e kthehu ne Atdhe! “… Dhe pavaresisht nurit marramendes te italianes Valentini i kerkon asaj qe nese e dashuron ata duhet te kthehen në Shqiperi! … Martohen në Itali dhe kthehen në Shqiperi ne
fund-nentorin famekeq te vitit 1944… Arrestohet me te mberritur në Shkoder, te godina e Poste-Telegrafit… Çfare ndodh mbas atij arrestimi eshte subjekt per filma;Nusen italiane e kthejne në vendin e saj dhe Valentin Previzi pret plot 47 vjet qe te ri-bashkohet me nusen e tij! … Nuk ishte ri-bashkim pse e mallekuan oret apo zanat e maleve, nuk ishte nga ato nëmat e bjeshkeve…Jo zemeratat e oreve dhe zanave idhnake te legjendave nuk mund te krahasoheshin me murtajen e kuqe qe kishte emrin komunizem! Diktature e Proletariatit! Jeta e njeriut nuk kihste kurrfare vlere nen shtypjen e asaj makine vrastare…Nje jete…Krejt jeta e nje njeriu shkon burgjeve e internimeve vetem e vetem pse ishte djali i nje gjenerali qe diktaori e konsoderonte kundershtar! Nje jete…Edhe ne kete veper autori ngre nje parabole qe evokon besimin, jeta e valentine Previzit ishte “Perla” e shpreses per ate vete dhe per gjithe bashkevuajtesit te cilet I mbajti gjalle viteve te kalvarit komunist…
INTERNIMI I KUFOMES…
Romani “Internimi i Kufomes” shpalos qarte tek lexuesi se çfare “Çlirimi” u be me 29 Nentor 1944, kur partizanet zbriten nga mallet dhe “sollen’ lirine! … Romani “INTERNIMI I KUFOMES”, bazuar ne jeten e Zoi Xoxes, shkruar mjeshterisht nga Marçel Hila, eshte nje liber qe na deshmon per barbarite e kryera nga komunistet “Çlirimtare” menjeherë sa erdhen ne pushtet me 29 Nentorit 1944… Tmerri eshte se libri nuk eshte fiksion, libri eshte bazuar ne ngjarje reale, eshte bazuar ne jeten e Zoi Xoxes, publicitit dhe deputetit te viteve ’30, te cilit ja moren “konfiskuan” te gjitha, shtepi e katandi dhe e internuan diten qe i vdiq djali 16 vjeçar, Muzaka!? … Nuk e lane as te varroste te Birin ne Tirane, por e urdheruan te shkojë ne internim ne Shtyllas te Fierit, bashke me trupin e pajete te djalit qe e urdheruan ta merrte me vete ne internim?! … I vdekuri ne internim!? Makabritete qe vetem katile te pashpirt si komunistet kane mundur ti bejne! … Libri flet per vitet e para mbas “Çlirimit” kur u vendos diktatura dhe “Udheheqja e Larte”, krijoi Bllokun duke ua marre ne force vilat pronareve te ligjshem… Prona te cilat jo vetem ua moren pronareve te ligjshem por edhe i burgosen apo internuan te gjithe! Sikur te mos i mjaftonte fatkeqesia qe ja konfiskuan shtepine e ngritur me djerse, Zoi Xoxes ne diten e caktuar per tu internuar i vdes edhe djali i dyte qe lengonte ne shtrat, Muzaka! Nuk e lene as ta varrose ne Tirane…e detyrojne te shkoje ne internim me gjithe kufomen e djalit! Ngjarje e vertete! Asnje imagjinate sado e semure nuk do shkonte deri atje por perbindshmeria e zbatuesve te diktatures se proletariatit ne Shqiperi do kalonte cdo cak! Do internonte edhe te vdekurit! Jo vetem jeta e njeriut qe nuk kishte asnje vlere me;nuk kishte me respekt as per vdekjen! Nje cnjerezim i papare! de-humanizimi nuk njihte caqe…
-”Nisu shpejt per ne internim ne Shtyllas! ”- u hakerrye komandanti partizan…
-“Zotni komandant! Ki pak meshire! Sa te varros djalin te pakten!? ”…Te lutem! ”-tha Zoi…
-“More armik i klases! Kush po te pyet?! … Marrsh per ne internim dhe merr edhe kufomen e djalit me vete! varroseni atje ne internim se atje e ka vendin! ”-urdheroi komandanti komunist…
Asnje dramaturg nuk do guxonte te shkruante keto rradhe sikur te nisej te shkruante nje veper thjesht nga fantazia! Nuk do e shkruante sepse do dukej kaq e pabesueshme! … Por ja qe ka ndodhur! Ka ndodhur ne Shqiperine e “cliruar” me 29 nentor 1944…
PER FUND…
Kur mbarova se lexuari keto vepra mendoja me vete…sa eshte bere ne Shqiperi per te konsoliduar nje kujtese shoqerore te qendrueshme, nje kujtese vete-reflektuese, nje si soj vaksine sociale qe te na imunizoje karshi mundesise potenciale te rikthimit te atij virusi vrastar sic qe ajo diktature?! Sa here e shoh ketu ne Amerike se si perkujtohen rregullisht masakrat e kryera ndaj hebrenjve qofte edhe vite e vite pas Holokaustit…Ende sot e gjithe diten vazhdojne dhe apelojne ndaj njerezimit per tmerret e Aushvicit apo Treblinkas! Tmerret e kampeve ku nazistet kryen Holokaustin…E kuptoj kembenguljen e hebrenjve ne keto perkujtime qe behen per ta shkunde kujtesen njerezore nga harresa dhe apatia…perhere me bien ndermend fjalet e Bertold Brehtit per nazizmin kur shkroi se : – “Barku qe i polli ende nuk eshte shterpezuar! “… A eshte shterpezuar barku qe polli fatkeqesine me te madhe te Shqiperise?! A jemi ne sot pas njezet e kater vitesh nje shoqeri e ndergjegjesuar deri aty sa te kemi immunitet social perballe nje rikthimi te mundshem te atij virusi?! Sepse ai virus nuk eshte zhdukur! … Eshte ne organizmin tone shoqeror, erdhi prej dikund dhe dikund shkoi, por koha e tregoi se nuk eshte neutralizuar!















