• Latest
  • Trending
  • All

Thatcher & Reagan: Revolucioni konservator dhe neoliberalizmi modern

26/03/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 28 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Thatcher & Reagan: Revolucioni konservator dhe neoliberalizmi modern

26/03/2016
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Nga Adrian Civici

“Thatcherism-i” dhe “Reaganomics-i” konsiderohen si shembuj shumë domethënës të shndërrimit të ideve në platforma qeverisëse dhe politika ekonomike-financiare e sociale konkrete, duke treguar se si idetë mund të transmetohen nga sfera intelektuale në arenën e politikave publike. Influenca e tre shkollave të mendimit ekonomik:Milton Friedman dhe monetarizmi, Friedrich Hayek dhe liberalët austriakë, si dhe ekonomia e ofertës u bënë kolona vertebrale e politikave të Kryeministres britanike Margaret Thatcher dhe Presidentit amerikan Ronald Reagan në vitet 1980-1990. Këto politika i dhanë fund dominimit 30 vjecar të politikave ekonomike me frymëzim keynesianist të zbatuara deri në këtë kohë në shumë vende të zhvilluara perëndimore apo atyre në zhvillim në mbarë botën duke i hapur rrugën neoliberalizmit modern.

Shpërthimi i krizës së borxheve: rikthimi i frymës liberale

Në fund të viteve 1970-të dhe fillim të viteve 1980-të, në ekonominë botërore evidentohet një kthim në teoritë “liberale e neoklasike” të zhvillimit, të kushtëzuara e uniformizuara nga institucionet ndërkombëtare si FMN, Banka Botërore e OBT. Mbas më shumë se 30 vitesh, politika ekonomike “keynes-ianiste”, në këtë periudhë u shfaq problemi i stagflacionit që nënkuptonte inflacion të lartë të kombinuar me papunësi të lartë, fenomen për të cilin politikat keynesianiste nuk ofronin zgjidhje. Duhej luftuar inflacioni apo duhej stimuluar rritja ekonomike për rritjen e punësimit? Politikat e stimulimit buxhetor çonin automatikisht në rritjen e mëtejshme të inflacionit. Teoria që jepte zgjidhje optimale ishte monetarizmi i Milton Friedman-it me instrumentin kryesor “anti-inflacionist”, që ishin politikat monetare të Bankave Qendrore të kombinuara me politikat strukturore që konsistonin në “çlirimin e faktorëve të rritjes ekonomike” të tilla si privatizimet, konkurrenca, eliminimi i kontrollit mbi çmimet, liberalizimi i kredive, derregullimet, fundi i ndërhyrjes direkte të Shtetit në ekonomi, etj.

Në këtë periudhë u shfaq dhe problemi i “borxhit të vendeve në zhvillim” i cili në këto vite ishte rritur mbi 12 herë. Si pasojë e presioneve për të financuar industritë, zhvillimin e infrastrukturave të mëdha dhe tregtinë e tyre, këto vende kishin marrë masivisht borxhe tek tregjet financiare ndërkombëtare apo shtete të zhvilluara, tek institucione ndërkombëtare si FMN e Banka Botërore, etj. Fenomeni i mbështetjes në borxhet u favorizua shumë edhe nga situata ndërkombëtare, veçanërisht e dollarit amerikan i cili në këtë periudhë ishte “mjaft i bollshëm, i aksesueshëm lehtësisht dhe me norma interesi mjaft të ulëta”.

Në 1979, si pasojë e një vendimi të FED, e cila ndërhyri me një “goditje monetariste” për të luftuar inflacionin, duke ngritur përqindjet bazë të interesit për dollarin, u shtrenjtuan menjëherë të gjitha borxhet e mëparshme të kontraktuara në dollarë, aq më tepër që edhe çmimet e lëndëve të para dhe eksporteve kryesore të vendeve në zhvillim u ulën ndjeshëm si pasojë e krizave së naftës dhe tronditjes së tregjeve të lëndëve të para. Meksika në 1982, dhe pastaj Brazili dhe Argjentina u bënë viktimat e para të “krizës së borxheve”, ndërkohë që dhe vende si Britania e Madhe apo SHBA u përballën me fenomenin e stagflacionit, papunësisë,etj. Dekada 1980-1990 u konsiderua si humbja më e madhe e politikave dhe strategjive të zhvillimit të ndjekura deri në këtë moment nga vendet e zhvilluara, ato në zhvillim dhe ato të varfra.

Zgjidhja e pranuar për të dalë nga kjo situatë bllokimi u gjet “politika e axhustimit strukturor” e FMN dhe Bankës Botërore dhe “kushtëzimet e forta” që ajo përmbante për vendet në krizë. Fjala çelës u bë “stabilizimi” që nënkuptonte aplikimin e politikave e masave konjukturore e strukturore që këto vende duhet të zbatonin për të patur mundësi që të paguanin borxhet dhe financonin në vazhdim zhvillimin e tyre. Vetëm modeli liberal u pranua si rruga e vetme e zhvillimit. Në vitet 1980-të, politikat e “Axhustimit strukturor” i rikthyen institucionet ndërkombëtare në objektivin e tyre primar “garantimi i stabilitetit financiar ndërkombëtar” dhe aplikimin e metodave strukturore për të modifikuar strukturat e zhvillimit ekonomik të vendeve të varfra e atyre në zhvillim në mënyrë që të dalin nga moszhvillimi”. Teoritë dominuese mbi zhvillimin u mbështetën në dy hipoteza bazë: mos-zhvillimi dhe politikat industriale dështuan si pasojë e prezencës shumë të lartë të shtetit në ekonomi në dëm të tregut; dhe, hapja dhe përfshirja e pakët në tregtinë ndërkombëtare.

Plani i institucioneve ndërkombëtare që synonte eliminimin e kësaj gjendjeje dhe adoptimin e masave strukturore që do favorizonin zhvillimin u sintetizua në “Konsensusin e Washingtonit”, shprehje e formuluar për herë të parë nga ekonomisti amerikan James Willianson, për të përkufizuar në tërësinë e tyre masat strukturore të kushtëzuara nga FMN dhe Banka Botërore përpara se të ofronin borxhe e financime të reja për vendet në zhvillim dhe ato të varfra. Kushtet përmblidhen në trinomin: liberalizim-privatizim-derregullim, duke synuar arritjen e tre objektivave madhorë : hapjen e vendeve ndaj tregtisë ndërkombëtare (promovimin e eksporteve); krijimin e bankave qendrore të pavarura dhe krijimin e fushës së veprimit për politikën monetariste dhe luftimin e inflacionit; zëvendësimin e ndërhyrjes publike dhe planifikimit me tregun e lirë që përcaktonte çmimet dhe alokimin e burimeve. Politikat e axhustimit strukturor, teoritë e Milton Friedman dhe platforma e “shkollës së Çikagos” dominuan strategjitë e zhvillimit në vitet 1980-2000, përfshirë këtu dhe vendet e Europës qëndrore e lindore në tranzicion nga plani drejt tregut.

Në këtë kontekst botëror, në vitet 1970-80-të në SHBA dhe Britaninë e Madhe, “Zonja e hekurt” Margaret Thatcher dhe Presidenti Ronald Reagan ndërmorën një revolucion ultra liberal nën moton “qeveria nuk është zgjidhje, pasi ajo është vetë problemi”, që d.m.th..,“problemet ekonomike e financiare nuk i zgjidh shteti por tregu”. Tiparet kryesore të kësaj reforme radikale, synimi kryesor i së cilës ishte nxjerrja nga recesioni dhe kriza e viteve 1970-të e dy prej ekonomive kryesore të botës, u fokusuan në zvogëlimin në minimum të “shtetit kujdestar (Etat-providence)”, reduktim masiv të taksave dhe thjeshtim të tij në një taksë të sheshtë e të ulët, privatizime masive, derregullimin e ekonomisë dhe çlirimin e forcave të tregut.

 

Thatcherism-i dhe neoliberalizmi – shpëtim prej krizës apo thellim i saj

Termi Thatcherizëm përdoret si fjala çelës për të kuptuar dhe portretizuar politikën ekonomike të Kryeministres britanike të viteve 1979-1991, Margaret Thatcher, Zonjën e hekurt që vlerësohet si një politikane brilante jo vetëm në Britaninë e Madhe, por edhe në nivel ndërkombëtar. Bashkë me binjakun e saj reaganism-in, politikën e ndjekur nga Presidenti i SHBA-së, R. Reagan, ajo përbën esencën e një qëndrimi dhe veprimesh të cilësuara si “revolucioni konservator” që bota njohu në fund të shek. XX-të. Thatcher-i dhe politikat e saj ekonomiko-sociale u bënë simboli i kësaj fryme liberale duke shkaktuar mjaft debate e polemika: a duhet vlerësuar thatcherism-i si rruga e shpëtimit nga krizat ekonomike, recesionet e depresionet, si mënyra më e mirë për të zhvilluar ekonominë dhe rritur pasurinë e mirëqenien e një vendi, apo duhet të refuzohet në emër të politikave social-demokrate, që rezultojnë me një bilanc ekonomiko-social më të pranueshëm se thatcherism-i?

Konteksti i revolucionit konservator që i parapriu thatcherism-it u mbështet në dy dukuri të rëndësishme që e kushtëzuan atë: kriza e naftës dhe pamundësia e politikave keynesianiste që të jepnin një zgjidhje adekuate për situatën e krijuar, sidomos në vendet e zhvilluara, përfshi këtu Britaninë e Madhe dhe SHBA-në. Sipas teorisë së John Keynes, papunësia dhe inflacioni nuk mund të bashkëjetonin me njëri-tjetrin, pasi nëse papunësia është e lidhur me mungesën e kërkesës, atëherë çmimet kanë tendencë të ulen. Pra, papunësia është e lidhur direkt me deflacionin, dhe nëse ka inflacion atëherë ka edhe tepricë kërkese, e cila stimulon ofertën dhe për pasojë zvogëlon papunësinë. Kjo recetë keynesianiste funksionoi në mënyrë perfekte në shumicën e vendeve të zhvilluara apo në zhvillim të botës në periudhën 1945-1973.

 

Çfarë ndodhi në vitin 1973, që kushtëzoi kërkimin për politika të reja ekonomike të ndryshme nga keynesianizmi? Kriza e naftës, e cila për herë të parë në historinë ekonomike moderne bëri që të bashkëjetojnë inflacionin me papunësinë, situatë që nuk ishte parashikuar dhe as pranuar nga Keynesi. Arsyeja e bashkekzistencës inflacion-papunësi qëndronte në faktin se inflacioni i pas viteve 1973 nuk ishte një inflacion i shkaktuar nga kërkesa, por ishte një inflacion i shkaktuar nga rritja e kostove dhe çmimeve. Mjafton të përmendim faktin se çmimi i një fuçie naftë u rrit brenda disa javësh nga 2 në 35 usd, duke bërë që inflacioni i kërkesës të transformohet menjëherë në inflacion çmimesh e kostosh. Koha riktheu domosdoshmërinë e politikave ekonomike liberale të përpunuara e teorizuara nga Milton Friedman dhe “shkolla e Çikagos” të cilat vlerësonin se buxheti publik duhet të jetë neutral, se shpenzimet publike duhet të jenë të ekuilibruara me të ardhurat e shtetit, se mënyra më e mirë për të vepruar e ndikuar në ekonomi ishin normat e interesit dhe politikat monetare, se theksi duhej vënë tek mikroekonomia, d.m.th në nivelin e firmave dhe kompanive (për të penguar rritjen e kostos së punës dhe prodhimit, rritur produktivitetin, cilësinë dhe konkurrueshmërinë) dhe jo tek makroekonomia apo politikat e ndërhyrjes publike, siç nënvizonte Keynesi.

 

Cili ishte “konteksti ekonomik, financiar e social britanik” në momentin kur Margaret Thatcher erdhi në pushtet?

Mbas viteve 1970, Britania e Madhe po kalonte një periudhë të vështirë krizash politike, ekonomike, sociale e kulturore. Në shtypin dhe vlerësimet e kohës Britania konsiderohej si “e sëmura e Europës”, si “vendi ku zhvillimi po kthehej mbrapsht”, si vendi që “dikur ishte fabrika e botës, ndërsa sot po shndërrohet në një vend në zhvillim”. Shtetëzimet arritën përmasa të mëdha dhe gati 30% e popullsisë aktive punonte në sektorin publik, ndërkohë që papunësia, brenda një dekade kaloi nga 2.6% në 9%. Ekonomia filloi të deindustrializohej dhe inflacioni arriti në 15%. Anglia u bë vendi me fiskalitet ndër më të lartët në Europë e botë. Taksat mbi kapitalin dhe të ardhurat shkuan respektivisht deri në 98% dhe 83%. Grupi i famshëm muzikor “The Beatles” nxori në këtë periudhë dhe këngën Taxman me anën e së cilës denonconin këtë “politikë të çmendur taksash”. Vetëm gjatë 1979, sindikatat angleze organizuan mbi 30 milionë/ditë greva duke e paralizuar krejt vendin dhe ekonominë e tij. Në 1976, qeveria u detyrua t’i kërkonte një borxh prej 4 miliardë dollarësh FMN-së, por borxhi u refuzua si pasojë e protestave të ashpra të sindikatave kundër kufizimeve të pagave dhe favoreve të tjera publike që gëzonin punonjësit britanikë. Kjo situatë e tronditi opinionin publik dhe krijoi një atmosferë mbytëse, duke u karakterizuar si dimri i pakënaqësisë së madhe. Ishte diskutimi dhe propozimet “radikale” të kandidates për kryeministre Thatcher ato që do t’u ofronin një zgjidhje tjetër britanikëve. Dhe ata e votuan atë në mazhorancë në 1979 duke i besuar formulës së saj liberale.

Çfarë përfaqëson thatcherism-i dhe politikat e Margaret Thatcher-it ?

Politikat dhe zgjedhjet e saj i kanë rrënjët në vlerat viktoriane të punës, përpjekjeve për self-help, ideve liberale të Karl Popperit, në mënyrë të veçantë tek teoritë ekonomike të ‘shkollës së Çikagos’ dhe Friedmanit, tek “shkolla e ofertës” së Arthur Lafferit, për t’u mbyllur me “shkollën austriake të ekonomisë” dhe babain e liberalizmit modern, Friedrich Hayek. Thatcher i sintetizoi të gjitha këto teori e doktrina në veprime të guximshme politike: reduktoi në mënyrë drastike shpenzimet publike dhe deficitin buxhetor, uli ndjeshëm taksat dhe presionin fiskal, luftoi inflacionin e lartë nëpërmjet rritjes së normës bazë të interesit për sterlinën britanike (politika monetare e Bankës së Anglisë i krijoi mundësi sterlinës që të bëhej shpejt monedhë ndërkombëtare nga më të rëndësishmet), favorizoi hapjen e ekonomisë britanike për kapitalet e huaja, u dha fund subvencioneve që mbanin në këmbë në mënyrë artificiale degë të tëra të ekonomisë, liberalizoi e privatizoi në masë sektorë të rëndësishëm të prodhimit e shërbimeve, realizoi reforma strukturore në favor të fleksibilitetit dhe thjeshtësimit të tregut të punës etj.

Nigel Lawson, shefi i kabinetit të qeverisë Thatcher në 1983-1990, nënvizon se “politika ekonomike e këtij konservatorizmi të ri mbështetet në dy parime: monetarizmi dhe tregu i lirë, krejt ndryshe nga politikat e ndërhyrjes shtetërore në ekonomi dhe planifikimit të centralizuar”. Sociologu britanik Anthony Giddens, frymëzuesi i “rrugës së tretë” të Tony Blair, në librin e tij The Third Way. The Renewal of Social Democracy e përshkruan në këtë mënyrë thatcherizm-in : një qeveri e vogël minimale; një shoqëri civile autonome; mbretëri e fondamentalizmit të tregut; autoritarizëm moral i shoqëruar me një individualizëm ekonomik të fortë; një treg pune të liberalizuar ashtu si çdo lloj tjetër tregu; pranim i pabarazive sociale; nacionalizëm tradicional; modernizim linear e progresiv; ndjeshmëri e ulët për mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm; politika realiste në rendin ndërkombëtar, etj. Vetë Thatcher përsëriste shpesh se për të, individi është më i rëndësishëm se sistemi..se shteti duhet t’u krijojë individëve hapësirën e nevojshme që të zhvillohen…se socialistët dhe social-demokratët dëshirojnë që të varfrit të bëhen akoma më të varfër dhe të pasurit më pak të pasur…ne mendojmë se pabarazitë janë të pranueshme kur kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit.

E përkthyer në shifra, rezultatet dhe bilanci i qeverisjes Thatcher vlerësohet : punësimi në sektorin publik u reduktua në nivelet 5-6%, subvencionet u minimizuan në masën 1.2% të PBB, taksat u ulën 50-80%, papunësia zbriti në 5% të popullsisë aktive, rritja e produktivitetit të ekonomisë bëri që shumë shpejt Britania t’u afrohej treguesve të Francës, Gjermanisë dhe SHBA, rritja ekonomike u stabilizua në shifrat 4-5%, sektorët e shërbimeve u zhvilluan duke krijuar mbi 1.4 milionë vende të reja pune, City përfitoi nga reformat liberalizuese financiare për t’u bërë qendra financiare më e rëndësishme në Europë, niveli i jetës së britanikëve u rrit ndjeshëm, shpenzimet për shëndetësinë u rritën nga 4.7 në 6% të PBB, ndërsa shpenzimet për arsimin shkuan nga 8% në 10% të PBB etj. Thatcher këmbëngulte vazhdimisht në vullnetin e saj për të ndërtuar një “shoqëri pronarësh”, duke e zhvilluar shumë pronën private në të gjitha aspektet. Aq shumë ishte e identifikuar dhe përfshirë në idenë e privatizimeve dhe pronës private, sa gjatë diskutimeve për organizimin e funeralit të saj në Londër, një gazetë shkruante se ndoshta duhet që ta privatizojmë dhe ceremoninë e lamtumirës së fundit për zonjën e hekurt.

 

A janë të gjithë dakord me trashëgiminë dhe shkëlqimin e Thatcherism-it?

Romano Prodi vlerëson se Thatcher ndryshoi botën, por përgatiti dhe krizën globale ..ajo e çoi shtetin në zero, i dha formë rebelimit anti-taksa duke e kthyer atë në një doktrinë reale ekonomike..rriti në mënyrë drastike pabarazitë ndërmjet të pasurve dhe të varfërve..dhe në njëfarë mënyre, krijoi kushtet për shpërthimin e krizës financiare dhe ekonomike globale. Ekspertë dhe politikanë të ndryshëm mendojnë se “kriza e viteve 2007-2015 është në njëfarë mënyre edhe një krizë tipike e Thatcherism-it”,se “metodat e saj ishin një lloj kirurgjie pa anestezi sociale”, se “kapitalizmi financiar sundoi në ekonominë botërore duke i shkaktuar asaj dhe krizën më të madhe mbas Depresionit të Madh të 1929-‘33. Për më tepër, përballë kësaj krize, FMN, Banka Botërore, BQE apo BE mendojnë se ilaçi më i përshtatshëm për të dalë nga kjo krizë janë politikat shtrënguese radikale thatcheriste në versionin e “terapisë së shock-ut”.

Kritikët e formulës apo modelit të Margaret Thatcher-it evidentojnë çështjet e dobësimit të sistemit të mbrojtjes sociale, zvogëlimin drastik të shpenzimeve publike, shkatërrimin me dhunë të sindikatave, privatizime klienteliste dhe pa eficencë, krijimin e elitave të privilegjuara në drejtimin e vendit dhe sektorëve kyç të ekonomisë e financave, privilegjimi i bankave dhe sektorit financiar, krijimin e diferencave të mëdha në zhvillimin rajonal e profesional, shtimin e varfërisë tek disa shtresa sociale vulnerabël, shkatërrimin e bazave të “shtetit të mirëqenies”, shteti e humbi rolin e tij si amortizues dhe rishpërndarës i pasurive dhe të ardhurave.

“Reaganomics” – doktrina ekonomike e Presidentit Ronald Reagan

Duke iu referuar kontekstit historik, përpara se administrata Reagan të vinte në pushtet, ekonomia e SHBA kishte hyrë në një periudhë stagflacioni pasojë edhe e faktit se politika kishte favorizuar e mbështetur një ekspansion të konsiderueshëm të masës monetare, ndërkohë që kontrolli i çmimeve dhe pagave i vendosur gjatë presidencës Nikson ishte eliminuar tërësisht. Rezervat strategjike federale të naftës mund të përballonin vetëm goditje afat-shkurtra, ndërkohë që Presidenti Carter kishte filluar liberalizimin dhe eliminimin progresiv të kontrollit të çmimeve mbi naftën. Ideja mbizotëruese për daljen nga situata, pra zgjidhja e problemit të stagflacionit bazohej në dy masa themelore: zvogëlimin e masës monetare nga Fed që në atë kohë drejtohej nga Paul Volcker dhe zvogëlimin e presionit fiskal mbi çmimet e naftës në kuadrin e një pakete speciale anti-krizë. Në qëllimin e tij për të rritur shpenzimet për mbrojtjen duke privilegjuar uljen e taksave, Reagani bëri një shkëputje thelbësore nga paraardhësit e tij. I zgjedhur në nëntor 1980 u përball me një situatë ekonomike e financiare “alarmante”: mbas « krizës së dytë të naftës », si pasojë e revolucionit iranian dhe luftës Iran-Irak, çmimi i naftës u rrit 2.7 herë në periudhën 1978-81, gjë që në SHBA provokoi krizën monetare të vitit 1980 ; shpërthimin e inflacionit në nivelin 12.5% në vitin e fundit të mandatit të Presidentit Carter ; rënien me 2% të PBB në vitin 19982 ; me një nivel papunësie që arriti në shifrën alarmante të 10.8%.

Politikat e Reaganit bazoheshin në “ekonominë e ofertës” duke favorizuar filozofinë e liberalizmit ekonomik dhe modelin “laissez-faire” me objektiv final: stimulimin e ekonomisë nëpërmjet uljes së taksave dhe reduktimin e rolit të Shtetit. “Reaganomics” u profilizua në katër kolona kryesore : rritjen e shpenzimeve qeveritare në sferën ushtarake; zvogëlimin e taksave mbi të ardhurat dhe kapitalin; reduktimin në shkallë të gjerë të masave dhe politikave rregullatore; kontrollin e masës monetare në mënyrë që të përballonte situatën e vështirë inflacioniste. Nga këndvështrimi i teorisë ekonomike, modeli i Reaganit nënkuptonte “aplikimin e mekanizmit të reduktimit të taksave dhe ngarkesës fiskale si motorin kryesor të stimulimit të rritjes ekonomike”; ndërsa thelbi i politikës së tij së taksave qëndronte në aksiomën se “sa më të ulta të jenë taksat, aq më i madh është numri i atyre që paguajnë…aq më e madhe është nxitja për të prodhuar dhe investuar” duke nënkuptuar faktin se rritja e të ardhurave federale nga taksat do të vinte nga shtimi i kontribuesve/taksa-paguesve dhe jo rritja e tyre. Doktrina e Reaganit mbështetj në konceptin e ekonomistit Arthur Laffer dhe “kurbës Laffer”, modelizim ekonomik tipik për ekonomistët e ofertës sipas së cilës ekziston një lidhje pozitive ndërmjet rritjes së përqindjes së taksave dhe madhësisë së të ardhurave buxhetore apo të ardhurave publike në përgjithësi. Në momentin kur niveli i taksave është i lartë, çdo rritje e mëtejshme e tyre do prodhonte efekte të kundërta në të ardhurat buxhetore, do çonte në uljen e tyre, sepse agjentët ekonomikë të mbi-taksuar do nxiten apo “detyrohen” të punojnë më pak e të fitojnë më pak.

Doktrina ekonomike e Reaganit u bë objekt i debateve dhe polemikave të shumta ndërmjet përkrahësve të tij që paraqisnin përmirësimin e shumë indikatorëve ekonomikë si provën e suksesit të “Reaganomics”, dhe kritikëve që evidentonin faktin se si pasojë e këtyre politikave, SHBA kishte njohur një rritje të konsiderueshme të deficitit buxhetor dhe borxhit publik. Duke e parë “Reaganomics” nën prizmin e objektivit për rritjen e shpenzimeve ushtarake, kundërshtarët e tij komentonin faktin se politika e quajtur “paqe nëpërmjet forcës” kishte çuar në një spirale të rrezikshme të rritjes së shpenzimeve ushtarake, gjë që destabilizonte buxhetin dhe borxhin e jashtëm amerikan.

Gjatë presidencës Reagan, taksat federale mbi të ardhurat dhe fitimin u ulën ndjeshëm, sidomos mbas miratimit në vitin 1981 të ligjit “Economic Recovery Act” mbi bazën e të cilit përqindja e taksimit për kategoritë me të ardhura shumë të larta u ul nga 70% në 50%, dhe për kategoritë me të ardhura të ulëta nga 14% në 11%. Në vitin 1982, Reagan nënshkruan ligjin “Job Training Partnership Act” duke hapur për herë të parë rrugën për partneritetin publik/privat dhe njëkohësisht krijuar mundësitë për hapjen masive të vendeve të reja të punës në SHBA. Në vitin 1986, Reagani ndërmori një akt tjetër në politikën e taksave me synim “reduktimin e grupeve të taksueshme duke i zbritur ato në 4 kategori dhe zvogëlimin e diferencës ndërmjet taksave të larta dhe atyre të ulëta : taksat mbi fitimet dhe të ardhurat e mëdha zbritën në 28%, ndërsa ato mbi të ardhurat mesatare dhe të ulëta u rritën në 15%. Megjithë presionet e Kongresit me shumicë demokrate për rritjen e disa lloje taksash në kuadrin e financimit të programeve federale për sigurimet sociale dhe reduktimet e deficiteve buxhetore, Reagan u profilizua si Presidenti republikan partizan i filozofisë së taksave të ulëta dhe sa më të standardizuara. Gjatë presidencës së tij, SHBA njohën një rritje ekonomike prej 3.5% për gati tetë vite rresht; u hapën mbi 16 milionë vende të reja pune, 14.7 milionë nga të cilat në sektorin privat; inflacioni u ul me shpejtësi duke u stabilizuar në shifrat 3-5%; të ardhurat federale nga taksat mbi të ardhurat u rritën nga 309 miliardë usd në 549 miliardë usd gjatë intervalit 1980-1989.

Kritikat dhe dyshimet mbi eficencën e Reaganomics-it

Politikat e Reaganit mbështeteshin në idenë se rritja ekonomike stimulohej kur niveli i taksave ishte i ulët, gjë që inkurajonte investimet dhe për pasojë rritej punësimi dhe të ardhurat nga puna. Kritikët e kësaj platforme e cilësonin atë si “teoria e rrjedhjes së përroit” në të cilën ata që fitonin më shumë ishin të pasurit dhe ata që kishin të ardhura më të larta. Sipas tyre, në këndvështrimin e “Reaganomics-it” të varfërit dhe shtresat vulnerabël ishin të braktisura dhe jashtë mundësive që të përfitonin nga këto politika. Ky argument mbështetej me faktin se gjatë presidencës Reagan, ndodhi ngrirja/bllokimi i rritjes së pagës minimale duke e mbajtur në nivelin 3.5 usd/orë; u ulën subvencionet federale, u përgjysmua buxheti për banesat sociale, dhe u ndërprenë një seri programesh ndihmash e mbështetje për më të varfërit, u ul mbështetja publike për edukimin, etj. Një kategori tjetër kritikash ka të bëjë me arsyetimin se “në emër të mbulimit të deficitit federal”, u rrit në mënyrë të ndjeshme borxhi publik nga 997 miliardë usd në 2850 miliardë usd, kritikë që edhe vetë Reagani e pranonte duke u shprehur se “rritja e borxhit publik përbënte dëshpërimin më të madh të presidencës së tij”.

Post Views: 61
Previous Post

Reforma e Veliajt në pensione, e dështuar?

Next Post

Nga diplomacia e barrikadave drejt bashkëpunimit pa tabu

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Nga diplomacia e barrikadave drejt bashkëpunimit pa tabu

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.