Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi, dje i kishte paraqitur dorëheqjen kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti.
“Unë tashmë kam kërkuar nga kryetari i Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, që të lirohem nga detyra e drejtorit të arsimit të kësaj komune, meqë sipas marrëveshjes besoj që faza e tranzicionit ka përfunduar me sukses në këtë drejtori, ndërsa unë kam shumë obligime të tjera personale e profesionale. Për të gjitha detajet tjera do t’ju informojmë në një konferencë të përbashkët me kryetarin Ahmeti, sapo ai të kthehet nga Parisi”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















