“Për mua gjithmonë kanë qenë veprime të dënueshme, prandaj kam kërkuar nga kryeprokurori që ai të ketë këtë listë si prioritet në punën e tij dhe që shoqëria jonë të lirohet nga këto akte. Ju e shihni që çdo herë kur është fushatë zgjedhore, është një parti politike që mundohet gjithmonë të fitojë zgjedhjet nga ato veprimet që kanë ndodhur, duke ia rënduar jetën atyre familjeve, ndjenjat atyre fëmijëve dhe krejt shoqërisë. Është me rëndësi etike që të zbardhet e vërteta. Në këtë drejtim unë kam iniciuar këtë iniciativë. Pres mbështetjet nga të gjithë që të punojnë drejtësia dhe të zbardhet e vërteta dhe ata që kanë kryer krimet të dalin para drejtësisë”, ka theksuar ai në emisionin Udhëve.
Thaçi në këtë intervistë gjithashtu ka deklaruar se Kosova do ta padisë shtetin e Serbisë për kryerje të gjenocidit.






















