Në facebook ai ka njoftuar se në “Indeksin e Lirisë Ekonomike” në hulumtimin vjetor nga Heritage Foundation, Kosova është renditur në vendin e 46-të në botë, në vendin e 22-të në Evropë, dhe e dyta në rajon.
“Kosova vazhdon të shënojë suksese në rrafshin ekonomik. Në “Indeksin e Lirisë Ekonomike”, hulumtimin vjetor të institutit prestigjioz amerikan, The Heritage Foundation, Kosova është renditur në vendin e 46-të në botë, të 22-in në Evropë, por tani është edhe e dyta në rajon”, ka shkruar Thaçi në facebook.
Lexo postimin e plotë:
Kosova vazhdon të shënojë suksese në rrafshin ekonomik. Në “Indeksin e Lirisë Ekonomike”, hulumtimin vjetor të institutit prestigjioz amerikan, The Heritage Foundation, Kosova është renditur në vendin e 46-të në botë, të 22-in në Evropë, por tani është edhe e dyta në rajon.
Kështu, shteti ynë është ranguar 38 vende me lartë në krahasim me vitin paraprak.
Siç kam potencuar edhe në takimin që zhvillova me krerët e “The Heritage Foundation” në muajin që shkoi, gjatë vizitës zyrtare në Uashington, mbetemi të përkushtuar në synimet tona drejt reformave rrënjësore ekonomike në interes të zhvillimit të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. HTH






















