“Në këtë ditë kujtojmë sakrificën e studentëve, profesorëve, stafit akademik por edhe tërë qytetarëve për të mbajtur gjallë me çdo kusht Universitetin. Por, njëherësh, ndjejmë krenari që kemi arritur ta ruajmë këtë “armë” më të fortë për të ndërtuar jetën që e dëshirojmë”, ka shkruar Thaçi.
Ai ka shtuar se me forcimin e themeleve të arsimit, po thellohen edhe angazhimet për ngritjen e cilësisë së sistemit dhe institucioneve universitare.
“Të rinjtë e Kosovës të marrin vendin që e meritojnë në glob, të jenë të barabartë me Europën dhe me botën në tregun e punës, në shkencë, në letërsi, në art e kulturë”, ka deklaruar Thaçi.






















