“Bujqit si në Kovragë e po ashtu në çdo vend të Kosovës, janë heronj të ri të vendit”, ka thënë Thaçi, raporton Klan Kosova.
“Me mollët e Kovragës, jo vetëm që identifikohet Istogu por krejt Kosova. Prandaj duhet të besojmë më shumë në produktet vendore. Prej vitit 2009 deri në vitin 2015, janë investuar rreth 1 milion euro në Kovragë, në bashkëpunim me Qeverinë dhe participimin banorëve. Fshatarët e Kovragës kanë bërë mrekulli, pasi 2 milion mollë në vit vjelen në këtë vend”.
Prodhuesit kanë thënë se këtë vit breshëri s’i ka dëmtuar, por problemi i tyre është shitja e mollëve.
Një problem tjetër i theksuar nga ta, është se pemët që janë mbjellë deri më tash, duhet të ripërtërihen dhe kjo kërkon investim të madh.






















