Ndërkohë që Express ka kontaktuar edhe me koordinatorin Kombëtar të Qeverisë së Republikës së Kosovës për luftën kundër trafikimit me njerëz, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Milan Radojeviq.
Radojeviq është shprehur i rezervuar në dhënien e informacioneve më të hollësishme për këtë çështje. Ai ka thënë se sot gjatë ditës do të jepen më shumë detaje. Ai thotë se zyra e ministrit të MPBJ’së është në bisedime me palën serbe lidhur me këtë çështje.
“Unë personalisht nuk jam duke biseduar, por zyra e ministrit ka konsulta me palën serbe. Gjatë ditës do të kemi më shumë informata”, ka thënë Radojeviq.
Ndërkohë që zv/ministri ka thënë se ende nuk kanë ndonjë deklaratë zyrtare se për çka është arrestuar Thaçi.
Drejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicë u arrestua mbrëmë rreth orës 20, në vendkalimin administrativ në Konçul, kur dha dokumentacionin për hyrje në territorin serb.






















