“Rëndësia e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut është vendimtare për të siguruar sundimin e ligjit në Kosovë, nuk do të ketë sundim të ligjit nëse nuk respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut”.
“Duhet punuar të gjithë së bashku për integrimin e kategorive të margjinalizuara në kuadër të lirive dhe të drejtave të njeriut. Kosova është ndërtuar si shtet duke respektuar dhe garantuar të drejtat dhe liritë e njeriut”, ka thënë Thaçi.
Ai ka thënë se rekomandimet që do të dalin nga kjo konferencë do të merren parasysh nga institucioni i Presidencës.






















