“Qysh në fillim të mandatit tim si President, kam kërkuar ndryshimin dhe plotësimin e këtyre kodeve” thotë Thaçi.
Ai bën të ditur se ka inkurajuar grupin punues që t’i kushtojë vëmendje të veçantë dispozitave që kanë të bëjnë me veprat penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit.