Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj grafiteve (“ISIS, Kalifati po vjen, AKSH”) të shfaqura në muret e Manastirit të Deçanit, duke i quajtur ato fyese për luftën çlirimtare në Kosovë, dhe për popujt e saj.
Reagimi i plotë i Thaçit në Facebook:
Dikush sonte ka fëlliqur muret e Manastirit të Deçanit me mbishkrime Kalifati, ISIS dhe UÇK. Fillimisht duhet të denojmë një incident të tillë sepse objekti i Manastirit të Deçanit nuk është vetëm mur por trashëgimi e mbrojtur me ligje të Republikës dhe statusin si një vlerë të njohur botërore edhe nga UNESCO. Për më shumë, grafite me mesazhe të tilla janë edhe kundër vlerave më të shenjta të luftës për çlirimin e Kosovës. UÇK kurrë nuk ka luftuar për çështje fetare por emancipuese në frymën europiane. Për dallim nga shtetet e tjera ballkanike që kanë pasur njësite xhihadiste apo ekstremiste panortodokse, ne kemi zhvilluar një luftë të ndihmuar nga aleanca më e madhe në botë NATO. Dora e atij që fut në një fjali UÇK dhe ISIS nuk është dorë që ja don të mirën shqiptarëve, pakicave dhe Kosovës. HTH















