Presidenti Thaçi në një prononcim për FAZ thotë se vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit të Sportit i është dedikuar fëmijëve të Kosovës.
“Mbi gjitha është një fitore e madhe për sportin kosovare, për talent të rinj, të cilët tash e 25 vjet kanë qenë të përjashtuar nga konkurrenca ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi.
FAZ shkruan se përfaqësuesja e Kosovës në futboll tashmë është kualifikuar për Kupën Botërorë në Rusi, ku ka marrë një pikë në grupin e tyre.
Sipas gazetarit Martens, ky rast përves sportit ka edhe peshë të madhe politike, meqë BE-ja dhe Uashingtoni kanë investuar gjatë që Kosova të ketë identitet të pavarur nga Shqipëria.
Qëllimi është që të largohet çdo tendencë e ndonjë bashkimi të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, për të parandaluar një reagim zingjirorë në Ballkan.
























