Me këtë rast, Thaçi për SuperSport tha se beson që ndeshjet tjera të zhvillohen në Kosovë dhe ta kenë stadiumin e tyre.
“Ndeshjet tjera besoj se do të zhvillohen në Kosovë por edhe në Shkodër ndjehemi mirë. Sonte lojtarët e Kosovës do ta kenë një mbështetje shumë të fuqishme. Jam optimist dhe shpresoj fuqishëm në fitoren e Kosovës”, shtoi ai.






















