Nga ana tjetër, shefi i ri i Misionit të Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli, u shpreh i gëzuar me mundësinë që të punojë në Kosovë.
“Jemi duke përgatitur ciklin e ri të asistencës së Bankës Botërore”, ka thënë Mantovanelli, duke konfirmuar se do të vazhdohet përkrahja për shumicën e sektorëve, veçanërisht për bujqësinë, ujërat, shëndetësinë dhe teknologjinë informative.
Presidenti Thaçi e siguroi shefin e ri të Misionit të Bankës Botërore në Kosovë, se do të ketë mbështetjen e Zyrës së Presidentit për realizimin e projekteve të parapara për Kosovën”, thuhet ndër të tjera në komunikatën drejtuar mediave.























