Hashim Thaçi presidenti në ardhje i Kosovës, ka përshëndetur hyrjen në fuqi të Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit në mes të Kosovës dhe BE-së.
Thaçi në një postim në Faceook ka thënë se tani vendin pret një punë madhore në implementimin e MSA-së në çdo sferë të ekonomisë, të politikës dhe të drejtave të njeriut, për të mirën e përgjithshme të shoqërisë.
Postimi i plotë në Facebook:
Sot hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit në mes të Kosovës dhe BE-së, duke shënuar kështu hapin e parë historik në rrugën e anëtarësimit tonë në familjen evropiane.
Shumë gjenerata e kanë pritur këtë ditë, që edhe zyrtarisht të bëhemi pjesë e tregut të përbashkët europian.
Uroj ekipin negociues, institucionet, bizneset dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.
Tash na pret një punë madhore në implementimin e MSA-së në çdo sferë të ekonomisë, të politikës dhe të drejtave të njeriut, për të mirën e përgjithshme të shoqërisë. HTH















