Tutje ai është shprehur se kërcënim për BE është nacionalizmi serb e jo deklaratat e tij.
“Kërcënim për BE është nacionalizimi serb. Është Beogradi që është duke punuar në destabilizimin e rajonit dhe instalimin e ndikimit të fuqishëm së Rusisë në Serbi prej bazave ushtarake deri tek “Mig”- at rusë”, ka thënë Thaçi.
“Dhe kjo përkëdhelje nga zyrtarët e BE me Beogradin dhe këto deklarime janë shumë bajate, të gërditshme, neveritëse dhe të papranueshme për Kosovën, në veçanti ne këtë vonesë të pajustifikueshme, për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën”, deklaroi ai.






















