Sipas tij, me këtë ligj i jepet fund procedurave burokratike dhe për çdo projekt që merr statusin e investimit strategjik, tash investitorët brenda 15 ditëve të punës do ta marrin edhe vendimin lidhur me kërkesat e tyre për leje, licenca dhe autorizime ligjore.
Lexoni statusin e plotë të Hashim Thaçit:
“Dje e kam nënshkruar Ligjin për Investimet Strategjike, i cili krijon kushte shumë më të mira për investitorë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Me këtë ligj i japim fund njëherë e përgjithmonë procedurave burokratike dhe për çdo projekt që merr statusin e investimit strategjik, tash investitorët brenda 15 ditëve të punës do ta marrin edhe vendimin lidhur me kërkesat e tyre për leje, licenca dhe autorizime ligjore.
Për projekte strategjike, investitorëve do iu lejohet edhe shfrytëzimi i pasurive të paluajtshme shoqërore me kohëzgjatje maksimale deri në 99 vjet.
Si urë lidhëse mes vendeve të Evropës Juglindore, me mundësi të shumta, Kosova çdoherë e më shumë po shihet edhe si vend strategjik për investime”, shkruan ai.






















