“Unë nuk kam e kam përmend Shqipërinë e Madhe, askush nuk e ka përmend – është ide e Beogradit”.
“Kosova është Kosovë, Shqipëria, Shqipëri”.
Presidenti edhe një herë ka ritheksuar se Bashkimi Europian është vonuar në procesin e liberalizimit të vizave.
Thaçi këto komente i ka bërë në hapjen zyrtare të konferencës ndërkombëtare “Prishtina Media Days”, e cila është organizuar nga Departamenti i Gazetarisë së Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës dhe me Southeast European Media Organization (SEEMO), si dhe është mbështetur nga Zyra e Presidentit.






















