Ai ka thënë së këto zgjedhje janë të rëndësishme për afirmimin e vendit, kultivimin e demokracisë, për konsolidimin dhe forcimin e institucioneve të ardhshme të Republikës së Kosovës.
Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje.
“Sapo votuam me Lumnijen dhe Endritin. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për afirmimin e shtetit të Kosovës, për kultivimin e demokracisë, për konsolidimin dhe forcimin e institucioneve të ardhshme të Republikës së Kosovës”.
“Prandaj, i ftoj të gjithë qytetarët, pa dallim partie politike apo etnie të dalin masovikisht në zgjedhje dhe të votojnë për të ardhmen e tyre”, ka shkruar Thaçi.






















