Kryeministri në largim i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar shtetin dhe popullin e Shqipërisë me marrjen e statusit të vendit kandidat të Bashkimit Evropian.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar:
Shqipëria nga sot është kandidate për anëtarësi në BE. Lajmi më i mirë i mundshëm. Urime motra dhe vëllezër, nuk ka shqiptar në botë që sot nuk është krenar për arritjet e juaja. Dy citate më bien ndër mend në këtë moment. Isa Boletini jonë kur ka thënë se “Unë jam mirë kur është mirë Shqypnia” dhe Naim Frashëri kur tha se “për ne shqiptarët, dielli lind nga perëndimi”. Me të vërtetë e ardhmja e të gjithë neve është vetëm Bashkimi Europian! HTH.














