Ja njoftimi i plotë i presidentit Hashim Thaçi:
“Me mikun tim, kryetarin e Shoqatës të Personave me Nevoja të Veçanta, Agim Vatovcin, biseduam për punën që po bën kjo shoqatë dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet.
Të drejtat e personave me aftësi të veçanta nuk duhet të mbesin vetëm të parashkruara në Kushtetutën dhe ligjet tona, por edhe të zbatohen me përpikëri. Është obligim i të gjithëve.
Të gjitha institucionet, kompanitë publike, por edhe ato private duhet të punësojnë më shumë persona me aftësi të veçanta, ngase numri i të punësuarve mbetet ende i ulët. HTH”























