Kryetari i PDSH-së theksoi se protestat e ditëve të fundit janë të pritshme dhe legjitime, por kërkoi që protestuesit të përmbahen nga dhuna
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi kërkon rigjykimin e çështjes “Monstra” pasi e vlerëson gjykimin e parë jo të besueshëm. Thaçi prezantoi kërkesën në takimet e zhvilluara me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Pol Uolers (Paul Ëohlers) dhe atë të Bashkimit Evropian, Aivo Orav.
Në takimin me diplomatët kreu i PDSH kërkoi gjithashtu që nëse çështje kthehet për rigjykim opinion public të ketë qasje të plotë mbi detajet e gjykimit.
“Shteti duhet të japë transparencë, fakte, qoftë edhe vendimi gjyqësor i cili deri sot nuk është i qartë dhe nuk përmban fakte, duhet të zbardhet, të shohim a ekzistojnë ato fakte apo jo. Ky proces duket se është jo-kredibil, jo i besueshëm dhe duhet të kthehet tërësisht aty ku ka filluar”, tha Thaçi.
Kreu i PDSH tha më tej se procese të ngjashme me “Monstrën” kanë qenë shkaku i problemeve dhe diskriminimeve që u janë bërë shqiptarëve për vite me rradhë. Ai theksoi se protestat e ditëve të fundit janë të pritshme dhe legjitime, por kërkoi që protestuesit të përmbahen nga dhuna, njofton portali “Alsat-M”.
“Normalisht se njerëzit duhet të protestojnë, kanë të drejtë të protestojnë, por unë i kisha lutur në emër të partisë që protestat të jenë të qeta. Protestat e dhunshme shkojnë në llogarinë e armiqve të shqiptarëve, dashakëqinjve të shqiptarëve”, tha Thaçi.
Thaçi kërkoi nga BDI-ja që në mënyrë institucionale të zgjidhë dilemat rreth procesit gjyqësor “Monstra”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















