Kryetarit të Republikës së Serbisë Tomislav Nikoliq i është dërguar ftesa zyrtare që të marrë pjesë në inaugurimin e Hashim Thaçit kryetar të Kosovës.
Lajmin për këtë ftesë e ka publikuar gazeta e Beogradit “Danas” duke u thirrur në burime jozyrtare të Prishtinës , transmeton Koha.net.
Inaugurimi i Thaçit bëhet më 7 prill e për këtë rast është paparaparë mbajtja e një ceremoni solemne në të cilën janë ftuar mbi 500 personalitete nga vendi rajoni e bota.
Gazeta e Beogradit, duke shkruar për këtë ngjarje thotë se Nikoliq deri më tash nuk ka marrë pjesë në asnjë takim ndërkombëtar ku ka qenë i pranishëm Thaçi e disa herë është takuar me Atifete Jahjagën , porse ato takime nuk kanë pasur asnjë karakter formal.
Thaçi më herët, në një bisedë për Standardin vjenez kishte paralajmëruar se do t;ia bënte ftesën Nikoliqit për të marrë pjesë në inaugurimin e vet kryetar.
“I gëzohem ftesës që do t’ia dërgojë kryetarit Nikoliq”, kishte thënë ai atëherë.
“Kjo nuk është gjë e re, ne jemi takuar edhe më parë”, ka shtuar Thaçi.

















