Ai për lajmi.net ka thënë se malazezët kishin dalë me forca të shumta policore. “Kjo ndalesë ishte e padrejtë, pasi që ishte 5 km në thellësi të territorit të Kosovës, ani pse marrëveshja ende nuk është ratifikuar”, ka thënë Thaçi.
Sipas tij, ata në shenjë proteste kanë bllokuar për disa orë rrugën Rozhajë-Pejë.
Thaçi ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që mos ta ratifikojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.























