Kryeministri në largim, Hashim Thaçi ishte shumë aktiv në rrjetin social Facebook gjatë samitit të Berlinit.
Ftesa që mori pas shumë viteve nga Kancelarja Merkel, e bëri Thaçin që të “eksitohet” nga vizita zyrtare në Berlin.
Nga ekzaltimi i tepërt dhe afërsia e tij me Kancelaren Merkel gjatë fotografimit në fund të samitit, si duket Thaçit “i’a humbi mendjen” dhe me të dyja këmbët shkeli Flamurin e Kosovës. Këtë nuk e bënë liderët e tjerë ballkanik, e as homologu i tij shqiptar, Edi Rama.
Nuk ishte shumë i guximshëm, apo nuk i ra ndërmend ta bënte të njejtën gjë që bënë “vëllau” i tij Erdogan në çdo ngjarje ku flamuri i Turqisë gjendet në tokë, këtë nuk e dimë.














