“Rajoni nuk ka destinacion tjetër përveç BE-së. Ne jemi të inkurajuar që të vazhdojmë rrugën e integrimit në NATO dhe BE. Por, jemi të kërcënuar nga vonesa e BE-së, që po i krijon hapësirë të tjerëve të shtrijnë ndikimin në rajon”, ka thënë Thaçi.
Kryediplomati britanik, Boris Johnson, ka shprehur përkrahje për aspiratën e tërë rajonit për anëtarësim në BE.
“Mbështesim angazhimin për bashkëpunim të mirë ndërfqinjësor në rajon”, ka thënë ai.
Presidenti Thaçi dhe kryediplomati Johnson kanë biseduar edhe për ndërtimin e partneritetit strategjik dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral në të gjithë sektorët ndërmjet Kosovës dhe Britanisë.






















