Në Samiti po ashtu pritet pjesëmarrja edhe e presidentit francez, Francois Hollande.
Sipas medieve serbe, Daçiq do të tentojë që të parandalojë njohjet e reja për Kosovën.
Madagaskari, nikoqir i Samitit, nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, derisa në këtë Samit pritet të marrin pjesë delegacionet e 80 shteteve nga e mbarë bota.






















