Ai ka thënë se viti që po lëmë pas ka qenë me shumë sfida për vendin tonë, por që Kosova është në rrugën e duhur drejt konsolidimit.
Thaçi është shprehur i bindur se në vitin e ardhshëm do të përfundojnë disa punë të rëndësishme për vendin.
“Vitin tjetër duhet të kryhen punët e rëndësishme si ratifikimi i Demarkacioni për t’i dhënë fund izolimit dhe të hiqen vizat nga BE-ja. Do ta përfundojmë transformimin e FSK-së dhe do të themelohet Ushtria e Kosovës”, thuhet në urimin e Thaçit për fundvit.
Ai gjithashtu ka theksuar se Kosova do të mbajë raportet e mira me partnerët ndërkombëtarë, duke synuar që shteti ta zë vendin e vet në mesin e kombeve të lira në botë.
Ky është urimi i plotë.