Ai ka thënë se Kosova është përkushtuar për tu integruar në BE e NATO, që sipas tij, anëtarësimi në këto dy organizata nuk alternativë tjetër.
“Kurrë më shumë se tani ka nevojë për vendosmëri, guxim, vizion dhe lidership për të shtyrë agjendën e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit në BE dhe NATO”.
“Kosova është plotësisht e orientuar dhe me kohë ka pranuar dhe punon për të avancuar vlerat perëndimore civilizuese”.
“Prandaj, anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO nuk ka asnjë alternativë tjetër”, ka shkruar Thaçi në facebook.























