• Latest
  • Trending
  • All

“Tetori Gjerman jetësim konkret i marrëdhënieve Gjermani-Shqipëri”

08/10/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Tetori Gjerman jetësim konkret i marrëdhënieve Gjermani-Shqipëri”

08/10/2016
in Aktualitet, Lajme
DW:  Znj. Ambassadore Schütz, Tetori Gjerman  2016  ka filluar tanimë në Shqipëri. Që nga viti 2006,  kur këtu nisën për herë të parë edicionet e Tetorëve Gjermanë, ka pasur motto dhe fokuse të ndryshme në qendër të aktiviteteve kulturore, qëlllimi i të cilavë ka qenë dhe mbetet forcimi i lidhjeve mes kulturave të Gjermanisë dhe Shqipërisë si edhe i shkëmbimeve kulturore- arsimore. Si indikojnë dhe kontribojnë edicionet e Tetorëve Gjermanë për ta arritur këtë qëllim?

Susanne Schütz: Tetori Gjerman është shndërruar, në fakt,  në një traditë të vërtetë. Për mua është kënaqësi të them që këtë vit festojmë edicionin e dhjetë të javëve gjermane në Shqipëri. Forca e Tetorit Gjerman qëndron në jetësimin konkret të marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Marrëdhëniet tona dy palëshe janë pa dyshim të shkëlqyera, por ne dëshirojmë që këto marrëdhënie të shkëlqyera politike të kenë edhe një domethënie konkrete për qytetarët e vendeve tona. Ndaj në çdo Tetor Gjerman ne përpiqemi së pari të organizojmë projekte, që bashkojnë gjemanët dhe shqiptarët, në mënyrë që ata të mësojnë diçka nga njëri-tjetri. Programi koordinohet nga Ambasada Gjermane, por e bukura e Tetorit Gjerman është se ai përbën rezultatin e një pune të përbashkët. Kjo do të thotë, se të gjitha institucionet gjermane të përfaqësuara në Shqipëri kontribuojnë në formësimin e këtij programi. Në këtë mënyrë prezantohet i tërë diapazoni i angazhimit gjerman në vend. Këtu shtohen natyrisht partnerë të shumtë shqiptarë  – duke e shndërruar kështu Tetorin Gjerman në një bashkëpunim të vërtetë ndërkufitar.

Znj. Ambasadore, në vitet e fundit ka një interes në rritje të shqiptarëve për kulturën dhe arsimin gjerman, veçanërisht për kulturën gjermane . Çfarë  po ofron Tetori Gjerman 2016 për ta plotësuar  këtë interes në rritje?

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Tetori Gjerman 2016 do të ofrojë sërish shumë kulturë nga fusha krejtësisht të ndryshme. Për ne është e rëndësishme të mbërrijmë në shije dhe grupmosha të ndryshme. Kështu për shembull, deri më tani është shfaqur pjesa teatrale “Nata arabe ”dhe është një projekt me trupën e artit kolektiv “The Weird” nga  Berlini, që në bashkëpunim me Tulla Center, në Tiranë,  u ka dhënë formë mureve të hapësirës publike të kryeqyutetit. Ky projekt është ndër të tjera edhe një shembull për përpjekjen tonë të vazhdueshme për të gjetur rrugë të reja për të realizuar dëshirën që të  tregojmë edhe kulturën alternative. Një rëndësi të konsiderueshme në këtë 10-vjetor i kemi kushtuar shkëmbimeve mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Kjo do të thotë që të gjitha projektet kanë një element të shkëmbimit brenda tyre, p.sh. në formën e workshop-eve. Kështu përfaqësuesit e Artit Urban kanë ofruar një workshop për artistë shqiptarë të grafitit, ndërsa në nëntor një këngëtare gjermane do të punojë lirika gjermane në formë muzikore së bashku me studentë të gjermanistikës. Sikurse e shihni, ne nuk duam të prezantojmë „vetëm” kulturën gjermane në Shqipëri, por përmes kulturës të krijojmë lidhje të vërteta dhe rrjete lidhjesh të tilla. Ambasada Gjermane ka ftuar për herë të dytë në bashkëpunim me POETEKA-n një shkrimtar gjerman, Dorian Steinhoff, për një qëndrim disajavor në Tiranë. Duke i dhënë mundësi të tillë një artisti arrijmë të kemi sërish efekte të shumëfishta rezonance në Gjermani, pasi gjermanët që kanë qenë këtu tregojnë në vendin e tyre për atë çka kanë përjetuar në Shqipëri. Veç kësaj ky autor gjerman, do të organizojë sigurisht mbrëmje leximi me pjesë nga libri i tij si dhe një Poetry-Slam-Workshop për nxënës të ndryshëm. Krahas kësaj do të ketë diskutime të shumta rreth temave social-politike – si p.sh rreth mediave sociale, Procesit të Berlinit apo mundësive të të rinjve në tregun e punës. E pa dyshim programin e Tetorit Gjerman do ta pasurojnë më tej “klasikët” e sprovuar tanimë: Qendra  e Gjuhës Gjermane Goethe  do të shfaqë katër filma në Kinema Millenium, DAAD do të organizojë Ditën e Informacionit rreth studimeve dhe punës në Gjermani, e sigurisht që nuk ka si të mungojë edhe Festa e Birrës organizuar nga DIHA.

Përtej një tradite të konsoliduar, tanimë me 10 edicione të Tetorëve Gjermanë që nga viti 2006,  a ka Qeveria Gjermane projekte të tjera për të rritur bashkëpunimin gjermano-shqiptar në fushën e kulturës dhe të arsimit, si një mundësi e  shkëlqyer për të forcuar dialogun kulturor mes dy popujve dhe sjellë më pranë njëri –tjetrit njerëzit e dy vendeve ?

Tetori gjerman është një muaj intensiv i bashkëpunimit kulturor gjermano –shqiptar, por vetëkuptohet që në sektorët e arsimit dhe të kulturës ne jemi aktivë përgjatë gjithë vitit. Në fund të shtatorit, së bashku me Ministren e Kulturës znj. Kumbaro, kemi inauguruar ndërtesën e re të Qendrës Goethe në Tiranë. U gëzova shumë për këtë fakt, pasi tani gjuha dhe kultura gjermane kanë gjetur një vend mjaft të bukur dhe të dukshëm në Tiranë dhe sepse kjo është një etapë e rëndësishme e angazhimit të gjatë të Qendrës Goethe për gjuhën gjermane në Shqipëri. Në gjimnazin “Sami Frashëri” është hapur që nga viti 2009 Seksioni Dygjuhësh gjermanisht-shqip, i cili është, si të thuash, projekti ynë simbol në sektorin e arsimit parauniversitar. Krahas kësaj për ne është kënaqësi të shohim se pikërisht në këtë sektor janë ndërmarrë edhe disa inisiativa private që fokusohen në gjuhën gjermane. Në dimensionin publik duhet të përmendet pa dyshim edhe DAAD (Zyra Gjermane për Shkëmbimet Akademike), e cila përfaqësohet prej fillim-viteve ’90 nga një lektor pranë Universitetit të Tiranës – madje përkohësisht kanë qenë të angazhuar dy të tillë. Përtej punës në vend DAAD u ka mundësuar disa mijëra shqiptarëve, në 25 vitet e fundit, qëndrimin në Gjermani, në kohë-zgjatje të ndryshme, në kuadër të bursave për programe të larmishme. Dhe  pikërisht këta ish-bursantë janë një pasuri e vyer për marrëdhëniet gjermano-shqiptare!  Si një program të rëndësishëm në sektorin e kulturës dëshiroj të përmend Programin e Ministrisë së Jashtme Federale, për Ruajtjen e Kulturës, në kuadër të të cilit prej vitit 1989 janë lëvruar rreth 400.000 euro në funksion të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. Këtë vit jemi duke mbështetur sigurimin e kutive të arkivimit, për të konservuar në mënyrë të sigurtë negativët e çmuar të Fototekës Marubi në Shkodër. Sikurse e shihni: Gjermania është e angazhuar prej disa dekadash në mënyrë masive në sektorin e arsimit dhe kulturës. E në këtë kontekst e konsiderojmë si mjaft të rëndësishëm bashkëpunimin afatgjatë dhe në mirëbesim të plotë.

Znj. Ambasadore, sapo përmendët Ministrinë e Jashtme Federale, të angazhuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. Po bëhen rreth 30 vite që nga rivendosja e marrdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Cilat janë drejtimet kryesore të diplomacisë aktuale gjermane në drejtim të Shqipërisë?

Gjarmania ka qenë është dhe do të vazhdojë të mbetet një partner i ngushtë i Shqipërisë. Ajo e mbështet atë prej shumë vitesh tanimë në rrugën drejt Evropës. Pas dhënies në vitin 2014 të  statusit të vendit kandidat për anëtar të Bashkimit Evopian është koha të hidhet hapi tjetër, ai i çeljes së bisedimeve të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe BE-së. Në këtë kontekst ne dhe partnerët tanë të Bashkimit Evropian i kushtojmë rëndësi të veçantë faktit, që projektet për reforma qendrore në vend – para së gjithash ajo në sektorin e drejtësisë, por jo vetëm – të mund të zbatohen pa vonesë. Ky është kusht thelbësor, që Komisioni Evropian të japë rekomandimin për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit. Mjaft e rëndësishme në këto reforma është rivendosja e besimit të popullsisë shqiptare në politikë, drejtësi dhe strukturat e tjera në vend si dhe garantimi i perspektivës për një të ardhme më të mirë në Shqipëri. Në të njëjtën kohë vlen të thuhet, se vetëm përmes një zbatimi të vendosur të reformave, mund të arrihet që investitorët të gjejnë në Shqipëri kushtet e duhura, për të ardhur më pas këtu, që të shfrytëzojnë e zhvillojnë më tej potencialin e madh ekonomik të vendit, duke hapur kështu vende pune urgjentisht të nevojshme. Vitin e shkuar përjetuam një valë të madhe migratore nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë dhe shteteve të tjera të BE-së. Dhe kjo e bën edhe më të rëndësishëm angazhimin, që të mos ulet ritmi i përpjekjeve për t’u ofruar njerëzve mundësi më të mira për të ardhmen e tyre. Bashkarisht me qeverinë shqiptare ne angazhohemi p.sh.në zgjerimin e mundësive të arsimit profesional. Por krahas kësaj Gjermania ka bërë shumë edhe në sektorë të tjerë të bashkëpunimit ekonomik me mbështetjen  e GIZ-së, KfW-së, organizatave të shumta joqeveritare dhe partnerëve shumëpalësh, një ndihmë që arrin në vlerën e pothuaj një miliard eurove. Dëshiroj gjithashtu të përmend edhe Procesin e Berlinit të iniciuar nga qeveria gjermane dhe të vijuar më tej edhe prej Austrisë, Francës dhe Italisë, i cili do të ndihmojë Shqipërinë dhe mbarë rajonin në përafrimin me Evropën. Në këtë kontekst ne shpresojmë që projektet e dakorduara të bashkëpunimit dhe krijimi i rrjeteve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor, sikurse është për shembull Zyra Rajonale për Bashkëpunimin Rinor RYCO, të marrin formë sa më shpejt dhe të dëshmojnë rezultate konkrete për njerëzit në rajon.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Autori i vrasjes në Shkodër, ishte ndihmuar edhe nga 4 të afërm të tij

Next Post

A po bëhet partia e re në Tiranë? (Foto)

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

A po bëhet partia e re në Tiranë? (Foto)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.