Ka nisur sot korrigjimi i testeve për 5303 mësuesit që kishin aplikuar në portalin “Mësues për Shqipërinë” e që zhvilluan provimin me shkrim në datën 6 dhjetor, në 13 Drejtoritë Arsimore Rajonale.
I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24”, drejtori i Institutit të Zhvillimit të Arsimit, Gert Janaqi bëri të ditur se rezultatet e testimit do të publikohen më 22 dhjetor.
Sipas Janaqit, korrigjimi i testimit po kryhet nën masa të rrepta sigurie, për të shmangur çdo mundësi për ndërhyrje apo korrupsion. “Ne kemi centralizuar procesin korruptiv. Po mundohemi të frenojmë ndërhyrjet politike.”- theksoi Janaqi.