• Latest
  • Trending
  • All

Testamenti i Gjon Muzakës

31/03/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Testamenti i Gjon Muzakës

31/03/2016
in Lajme

Nga Moikom Zeqo

Në 3 qershor 1510 princi i thinjur arbër Gjon Muzaka u ul tek tryeza e shkrimit. Pati ndjesinë marramendëse se u fiksua pazgjidhshëm në një objekt sekret që e ripërtërinte, por edhe e rrëqethte. Sot mbushte 52 vjeç, por ndihej i mplakur si një patriark. Para tij qe Bibla në latinisht. E shfletoi i sigurt. Ezekieli (21,3): “… i thuaj pyllit të Negevit: Dëgjo fjalën e Zotit. Kështu thotë Zoti, Zoti: unë po ndez tek ty një zjarr, që do të gllabërojë çdo dru të blertë; flaka e zjarrtë nuk do të shuhet dhe çdo fytyrë nga veriu në jug do të digjet. Çdo mish do ta shohë që unë, Zoti, e kam ndezur, nuk do të shuhet…”.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Gjon Muzaka u mendua: “Dhe trupi im digjet dhe nuk shuhet më”. Pastaj lexoi më tej: “Zoti e thirri një njeri të veshur me rroba liri, që mbante kallamarin prej briri të shkruesit në krah dhe i tha: “Kalo mes qytetit të Jeruzalemit, dhe u bëj një shenjë në ballë njerëzve, që psherëtijnë dhe vajtojnë gjithë gjërat që ndodhin mes tyre dhe mes meje, zotit, zotit…”. Vegim qetësues, udhërrëfyes. Tani shkruesi duhet të jem unë, psherëtiu Gjon Muzaka. Lexoi në latinisht përsëri “Nil sub sole novum”, domethënë “Asnjë e re nën Diell”. U trondit nga kjo e vërtetë qartësisht mizore. Mori pendën e mjellmës, e ngjeu në kallamarin antik dhe nisi të shkruajë mbi një fletë letre: “Cuncta sub sole vana. Venite fili, audite, timorem domini docebo vos. Oculi domini supre iustos, et aures eius in preces eorum, vultus outem domini super facientes male, ut perdat te terra eos. Clamaverunt iusti, et dominus exaudivit eos, et ex omnibus tribulationibus eorum liberavti eos”.Muzaka e përktheu në shqip njëkohësisht në mendje tërë frazat latine: “Çdo gjë nën Diell është kotësi. Ejani, bij, do t’ju mësoj që të kini frikë Zotin. Zoti i ka drejtuar sytë ndaj njerëzve të drejtë dhe veshet ndaj lutjeve të tyre, fytyra e Zotit është edhe përballë njerëzve të liq, me qëllim t’i zhdukë nga faqja e dheut. Njerëzit e drejtë e ngritën zërin dhe zoti së largu i dëgjoi ata dhe i çliroi nga të gjitha shqetësimet e tyre”.

Princi Muzaka ndaloi së shkruari. Pa nga dritarja e dhomës peizazhin e Napolit. Kishte shumë vite që kishte braktisur Arbërinë, me gjithë familjen, e kishte ndalur në Itali. Arbëria tani i përkiste perandorisë otomane. Principata e tij, rezidenca në kështjellën e Beratit, kujtimet etj,. qenë ngrirë, konservuar katastrofikisht nën kupolën e rëndë dhe të pakapshme të pushtimit. Çdo gjë intime i dukej e largët, e pakapshme. Për shumë vjet në Napoli gjeti një ngushëllim të pakët, por shqetësimi ju shumëfishua. Këtu qe si një princ teatri, pra jo i vërtetë, qe thjesht një emër, por jo njeriu i dikurshëm dhe i fuqishëm, një fantazmë ekzotike dhe krejt e papërfillshme, aspak i gjallë, konkret dhe i rrezikshëm. Ah, klithi pa zë. Çdo gjë ka stinën e vet, përsëriti me vete, çdo situatë ka një kohë nën qiell, një kohë për të lindur dhe një kohë për të vdekur, një kohë për të mbjellë dhe një kohë për të korrur, një kohë për të vrarë dhe një kohë për të shëruar, një kohë për të rrënuar dhe një kohë për të ndërtuar, një kohë për të qarë dhe një kohë për të qeshur, një kohë për të vallëzuar dhe një kohë për të mbajtur zi, një kohë për të flakur gurët dhe një kohë për t’i mbledhur gurët, një kohë për të përqafuar dhe një kohë për të mos përqafuar, një kohë për të kërkuar dhe një kohë për të humbur, një kohë për të ruajtur dhe një kohë për të hedhur tutje, një kohë për të grisur dhe një kohë për të qepur, një kohë për të heshtur dhe një kohë për të folur, një kohë për të dashuruar dhe një kohë për të urryer, një kohë për luftën dhe një kohë për paqen…

Muzaka u drodh në një lloj ëndërrimi shekujsh. Vendosi të shkruante përsëri. do të bënte një kronikë të familjes, skemën e gjenealogjisë, ftillesat, të përshkruante lavdinë, disfatën, të ringjallte kronikat e vdekura. U tendos, i shpërthenin idetë, mendimet vërtitëse, imazhet e zbehëshme nga koha. Mendoi se do të vdiste së shpejti, bijve të tij dhe fëmijëve të tyre duhet t’u linte një tekst testamenti, që të mos humbiste Arbëria fantazmagorike brenda tij, që kur t’i shuhej trupi, të mos shuhej dhe të humbiste kjo Arbëri. U frymëzua, nisi të shkruajë me hov, me shpresë e ndoshta me delir. Kujtoi të parët e hershëm, të lindur pranë burimit mitik, “ku pishtarët e fikur ndizeshin në çast dhe pishtarët e ndezur shuheshin”, përngjasi emrin e Muzakëve me atë të fisit të Molosëve, rikujtoi Pirron e Madh të Epirit, pastaj perandorët e Bizantit që u kishin dhënë tituj të mëdhenj paraardhësve të tij si dhe stemat familjare, plot simbole shqiponjash dykokëshe dhe alegori pushteti perandorak. Kujtoi martesat, emrat e të lindurve që kishin vdekur, dhe të të lindurve të tjerë, që gjithashtu do të vdisnin ritualisht dhe pashmangësisht. Besonte, se pinjollë të ardhshëm do të ktheheshin dikur në Arbëri, përshkroi hartografinë e pronave të familjes, hollësisht, mjeshtërisht, konkretisht.

Ah, pronat, pronat! E drejta historike e pronës! Shenjtëria e pronës. Burimi i pushtetit, miti i plotfuqisë në mijëvjeçarët që ndryshojnë dhe zhbëjnë gjithçka. Ah, pronat, pronat! La pendën e mjellmës mbi letër. Rilexoi ç’kishte shënuar, ndihej si lehona, që sapo ishte çliruar nga foshnja e porsalindur, u mrekullua, u mallëngjye, por u ndje tmerrësisht i lodhur, i sfilitur, tejet i vdekshëm me shpejtësi të përllogaritur nga misteret e të Pashmangshmes! Ah, pronat, pronat! Ndjeu befas një errësim, një ide e befasishme, e skëterrshme gati e shkatërroi. Ç’është e drejta historike e pronës? Përderisa prona shitet dhe blihet a mund të jetë e shenjtë, a mund të jetë një e drejtë historikisht ekskluzive e patjetërsueshme? A thua vallë, mbas 4 ose 5 shekujsh do të mbijetonin pasardhësit e Muzakajve? E nëse do të ktheheshin në Arbëri me testamentin e tij të pavdekshëm, a mund ta zbatonin? O kotësi e kotësive, gjithçka është kotësi, ajo që ka qenë është gjë që do të jetë, ajo që është bërë është ajo që do të bëhet. “Nil sub Sole novum”. Asgjë e re nën Diell. Princi Gjon Muzaka gati u nguros, u statujizua!

 Mendimet, idetë përplasen dhe shkatërrojnë njëri-tjetrin. Kuptoi se teksti i tij tashmë qe apokrif, se edhe miliona të tjerë para tij e kishin shkruar, se edhe miliona të tjerë pas tij do ta shkruanin përsëri, çdo gjë është kalimtare, e lëvizshme, çdo gjë është palimpsest dhe njeriu dhe prona, dhe librat dhe ëndrrat, dhe porositë dhe ankthet, dhe mençuria dhe injoranca, dhe e vërtetë dhe gënjeshtra, dhe jeta dhe vdekja janë palimpsest, një palimpsest rrethor, i vërtitshëm, sepse, në fund të fundit, princi vizionar dhe i shastisur Gjon Muzaka qartësoi parabolën e burimit “ku pishtarët e fikur ndizeshin në çast dhe pishtarët e ndezur fikeshin”. E ardhmja, zoti jonë ky burim misterioz. Muzaka qe pishtari i ndezur që po fikej tashmë mbi burimin ndjellës. Ndoshta do të jem 5 shekuj pishtar i fikur, i harruar, i mbyllur në terr, në kotësi, në hiç. Por ndoshta, ndoshta në një kohë të panjohur pishtari im i fikur do të afrohej mbi burimin fatal dhe atëherë, o Zot, do të ndizej verbueshëm, me një ndriçim mahnitës dhe të përjetshëm!

Previous Post

Si e mundi Serbinë, Wesley Clark?

Next Post

Rrëfim tronditës i nënës nga Drenica: Si u përdhunova nga serbët bashkë me 3 vajzat

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Rrëfim tronditës i nënës nga Drenica: Si u përdhunova nga serbët bashkë me 3 vajzat

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.