htypi kosovar shkruan se policia vendase ka arrestuar pak ditë më parë një grup prej 3 personash nga rajoni i Mitrovicës, të cilët dyshohen se kishin planifikuar një sulm ndaj një baze të KFOR-it në Kosovë.
Gjithnjë sipas burimeve nga shtypi vendas, mësohet se bëhet fjalë për veteranë xhihadistë të luftës së Sirisë dhe Irakut, kosovarë që kanë luftuar në krah të grupeve terroriste Xhabhatu Al-Nusra (krahu zyrtar i Al-Kaidas në Siri) dhe Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit (ISIS).
Arrestimet kanë ardhur pas sinjalizimeve të inteligjencës kosovare. Disa javë më parë, në Kosovë janë kryer me dhjetëra aksione policore anti-terrorizëm, ku janë arrestuar 10 imamë të Bashkisë Islame të Kosovës për rekrutim të xhihadistëve dhe për nxitje të urrejtjes dhe dhunës.















