Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë pranë Poliklinikës. Një i ri nga Shkodra ka plagosur me pistoletë një vajzë, rreth 23 vjeçe, para një lokali, të cilën fillimisht e qëlluar tek këmbët. Vajza ka përfunduar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë autori është arrestuar brenda 10 minutash dhe gjendet brenda ambienteve të komisariatit të Vlorës dhe arma pistoletë është sekuestruar. Sakaq thuhet se të riut i ka rënë edhe një grantë nga xhepi, por që nuk ka shpërthyer, megjithatë pritet që të kryhen verifikimet.
Si ndodhi ngjarja?
I riu ka qenë duke konsumuar kafe brenda lokalit, kur atje ka shkuar e reja. Mes tyre ka nisur një sherr fillimisht verbal që më pas ka degraduar në përfundimin e dhunës. Dëshmitarët kanë treguar në Polici se djali e ka tërhequr vajzë zvarrë për disa metra. Më pas kanë ndërhyrë disa nga personat që ishin në lokal dhe ai ka dalë jashtë. I riu është rikthyer për disa minuta dhe e ka qëlluar me armë zjarri të renë, ndërsa brenda lokalit ka hedhur një granatë, që për fat të mirë nuk ka plasur.



















