Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë me rastin e nisjes së muajit të Ramazanit.
Tërnava iu ka uruar besimtarëve në Kosovë, diapsorë, dhe në të gjitha trojet shqiptare një agjërim të lehtë dhe të pranueshëm.
Myftiu tha më tej se në Kosovë nuk ka ekstremizëm fetar.
Ai shtoi se Kosova është një vend ku duhet të mbizotërojë paqja, harmonia dhe toleranca fetare.