“Është brengosëse qw Serbia po vazhdon të bëjë agresion dhe ta sulmojë Kosovën në të gjitha anët, ju ka mbetur vetëm edhe një sulm i armatosur”, ka thënë Tërmkolli.
Ajo ka thënë se nuk po e kupton qasjen e Bashkimit Evropian karshi këtij rasti, duke thënë se deri më tani BE-ja nuk ka bërë asnjë reagim.
Tërmkolli i ka quajtur bisedimet me Serbinë pallavra duke thënë se nga këto bisedime Serbia po fiton gjithçka.
Ajo ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa, presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli që t’i dalin zot vendit ose përndryshe të japin dorëheqje.





















