“Është shkarku drejtori i AKI-së, dhe pastaj është zgjedhur përsëri një person për të cilin të them kështu ka pasur jo vetëm dilema, por edhe vlerësime jo të mira dhe unë shtroj pyetjen zotëri kryetar ku je që kaq muaj u bënë të gjitha këto ndërrime dhe nuk e thërret Komisionin”, ka thënë Tërmkolli.
Ajo ka theksuar se është e paqartë se çka po ndodhë me këtë komision, i cili mbikëqyrë AKI-në.
“Nuk mundet Komisioni për AKI-në, pas të gjitha këtyre zhvillimeve të qëndrojë sikurse nuk po ndodhë asgjë. Unë nuk e kam të qartë, po të ishte ndoshta kryetar dikush prej pozitës ndoshta kishit me u ngrit në këmbë dhe me thënë hajde ta mbajmë mbledhjen, çka kini, çka po bëni, po kryetarin e kemi të opozitës dhe është shumë e pashpjegueshme çka po ndodhë kështu”
“ Zotëri kryetar, kjo është e papranueshme, kështu nuk punohet, kështu nuk funksionon shteti, kështu nuk mbahet shteti. Unë e di, i keni edhe angazhimet tjera partiake por shteti është para së gjithash, sidomos në një institucion kaq të ndjeshëm dhe pas ngjarjeve kaq të ndjeshme që kanë ndodhur në Kosovë para një muaji, në fakt në muajin e fundit”, ka thënë Tërmkolli.
Kryetari i komisionit, Haxhi Shala, ka thënës e kanë pasur takime me kryeministrin e vendit dhe se për të gjithçka ka ndodhur do të njoftohen.
“Ne kemi pasur takim me kryeministrin lidhur me këtë çështje, të hënën kam kërkuar, sepse unë nuk kam qenë këtu, ka pasur takim zëvendësi im dhe do të njoftohemi për gjithçka si ka shkuar rrjedha”, ka thënë Shala.






















