“Të gjithë e dijme edhe Kosova edhe Serbia,Franca e BE se ky rast është kryekëput politik dhe s’ka të bëjë me drejtësi. Duke qenë e tillë s’dua kurrë të besoj që Franca të bëhet bashkëpunëtore e Serbisë ndaj Kosovës. Edhe Franca e dI se kjo është çështje politike”, tha Tërmkolli në fjalimin e saj, përcjell lajmi.net.
“Ne mund të kontestohemi mes vete por nuk mund kurrë të kontestojmë për Ramush Haradinajn, lufta dhe kontributi i tij prej heroi, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si kryetar partie dhe si kryeministër dhe së fundmi si qytetar i Kosovës”, tha tutje ajo.
E keqja që po na ndodh vazhdimisht, sipas deputetët së LDK-së, është se Serbia po bën çfarë po do me Kosovën dhe në Kosovë madje sikur po na imponon edhe agjendën e Kuvendit pasi po merremi çdo ditë me seanca pas çdo veprimi të Serbisë. Këtë praktik ajo kërkoi që ta ndryshojnë.
“Neve na duhet vetëm një seancë dhe zgjidhja e një problem pra bisedimet me Serbinë “. ka përfunduar ajo.






















